Pilotëve të linjave ajrore ruse u është thënë që të frenojnë butësisht aeroplanët e tyre për të reduktuar konsumin, pasi vendi po përballet me mungesën e pjesëve për shkak të sanksioneve.
Memorandume të brendshme nga katër linja ajrore ruse kanë dhënë udhëzimet të tilla nga frika se flota ekzistuese e avionëve të prodhimit perëndimor nuk do të zgjasë më shumë se pesë vjet përpara se të shkatërrohen plotësisht.
Linjat ajrore ruse po përpiqen me dëshpërim për hartuar plane alternative për menaxhimin e avionëve të tyre, të prodhuar në masë të madhe nga Airbus me bazë në Toulouse dhe Boeing me bazë në Virxhinia, përpara se udhëtimi ajror komercial në Rusi të ndalojë së funksionuari.
Nga vlerësohet thuhet se deri në fund të verës linjat ajrore ruse do të duhet të fillojnë të çmontojnë avionë relativisht të shëndetshëm për pjesë këmbimi.
S7 Airlines kanë këshilluar pilotët e tyre që të përdorin shtytje të kundërt të motorit në vend të frenave të tyre dhe të shmangin modalitetin e autofrenimit nëse pista është mjaftueshëm e gjatë, të shmangin frenimin e fortë në mënyrë që të përshpejtojnë procesin e uljes për t’i hapur rrugë avionëve të tjerë. raportoi kanali Telegram Aviatorshina.
“Nuk e rrezikon sigurinë në asnjë mënyrë nëse pista është e gjatë, mund të mos përdorni fare frena: avioni do të ndalojë në fund të pistës për shkak të frenave të ajrit, shtytjes së kundërt të motorit dhe gjërave të tjera .Bëhet fjalë për një përdorim racional të burimeve”, tha Oleg Prikhodko nënkryetar i sindikatës ruse të ekuipazheve ajrore.
Urals Airlines, Rossiya dhe Pobeda publikuan memorandume të ngjashme duke udhëzuar pilotët që t’i kushtojnë vëmendje një politike të përkohshme të kursimit të karburantit dhe të burimeve të avionit.
Kontrolli i trafikut ajrorë do duhet gjithashtu të ndihmojë pilotët duke u dhënë atyre hapësira më të gjata për uljen në pistë.
Ndërsa transportuesi shtetëror rus Aeroflot edhe pse nuk dërgoi memorandume të ngjashme, një nga pilotët e tyre u citua nga një media e njohur e aviacionit në Rusi, të thoshte se edhe atyre u ishte thënë të kursenin frenat gjithashtu.
Yuri Borisov, një zëvendëskryeministër rus i ngarkuar me aviacionin civil, e pranoi problemin në një konferencë në fillim të kësaj vere.
Këshillimi për pilotët e linjave ajrore ruse vjen pasi një raport i ri pretendon se Rusia po humbet luftën ekonomike me Perëndimin dhe ekonomia e saj është në rënie katastrofike dhe të pakthyeshme.