Politike 6 Maj 2019, 13:21

“Nuk keni realizuar detyrat” Cakaj irritohet me gazetarin: Na i kurseni komentet, nuk replikoj me ju

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk keni realizuar detyrat” Cakaj irritohet me gazetarin: Na i

“Nuk keni realizuar detyrat” Cakaj irritohet me gazetarin: Na i kurseni komentet, nuk replikoj me ju

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka replikuar me gazetarët gjatë konferencës që dha me ambasadorine BE, Luigi Soreca. Teksa Cakaj deklaronte se në qershor Shqipëria pret lajme të mira për hapjen e negociatave me BE-në, gazetari Lutfi Dervishi iu kundërpërgjigj se qeveria nuk ka realizuar asnjë detyrë.
Po citoj konkluzionet e Këshillit, i cili vitin e kaluar në qershor, ishte dakord që Shqipërisë ti hapeshin negociatat në qershorin e këtij viti me kusht që të bënin disa detyra. Por nga konkluzionet e Këshillit nuk më rezulton asnjë detyrë e përmbushur. Përfundimi i strukturave të reja në fushën e drejtësisë, forcimi i trek- rekordit për investigimet për hetimet për çështjet gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar përfshirë në nivele të larta. Këshilli kërkon përfundimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimit të OSBE-ODHIR. Pra nga gjërat specifike nuk është realizuar asgjë. Çfarë ju bën optimist të thoni se ne i kemi bërë detyrat?”, ka thënë Dervishi.
Kjo gjë e ka irrituar Cakajn, i cili nuk i ka kthyer përgjigje, por e ka akuzuar gazetarin se po jep opinionin e tij dhe nuk po merret me faktet.
E kuptoj pyetjen tuaj, edhe pse leximi duhet të jetë më i saktë dhe vlerësimi juaj politik duhet të jetë i tjetër lloj. Por mua nuk më takon të bëj replikë me një ju këtu. Nëse keni nevojë për diçka është kursimi i prej opinioneve subjektive dhe nëse detyrat tona janë përmbushur këto do ta thotë arbitri final më i lartë dhe objektiv për çështjen në fjalë që është Komisioni Evropian. Në rast se Komisioni Evropian konstaton të kundërtën e asaj që po thoni ju atëherë ne po mbesim shpresëplotë që hapja e negociatave do të bëhet realitet bazuar në meritat që ka arritur Shqipëria në këtë proces”, ka thënë Cakaj.

Politike BE gazetarët gent cakaj