
“Nuk kthehem më”, ylli i Çelsit tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja e tij
Mesfushori i Çelsit, Hakim Zijek, ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja marokene në moshën 28-vjeçare.
Pasi pati një konflikt me trajnerin e kombëtares, Zijek u la jashtë Kupës së Kombeve në Afrikë, ku dhe trajneri tha se për sa kohë që ai të ishte në bankinë, mesfushori nuk do të luante kurrë për Marokun.
Kështu, ylli i Çelsit e pa të arsyeshme për t’u tërhequr përfundimisht nga kombëtarja e tij.
“Unë e di si funksionojnë gjërat atje poshtë. E kam parasysh vendimin e trajnerit, por edhe nga këndvështrimi im, nuk kam ndërmend të luaj më për kombëtaren time. Më vjen keq për njerëzit, por ky është vendimi im”, u shpreh Zijek.