Aktualitet20 Korrik 2018, 16:15

“Nuk më intereson fare të punoj atje”, Rike Roçi refuzon haptazi fare të punojë krah Manushit

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk më intereson fare të punoj atje”, Rike Roçi

"Nuk më intereson fare të punoj atje", Rike Roçi refuzon haptazi fare të punojë krah Manushit

Ajo njihet për karaktrin e drejtëpërdrejtë dhe që asnjëherë ‘nuk ia përton’ mediave apo njerëzve që i drejtohen. Dhe këtë e pamë kur u kthye keq nga moderatorja bukuroshe Eva Murati. 

Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi, u rikthye sërish në ekranin shqiptar në rolin e të ftuarës në panelin e emisionit sportiv “Top Arena”, e cila gjatë gjithë kohës ka qenë e ftuar në panel për të dikutuar rreth botërorit “Rusi 2018”.

Ditën e djeshme Rike Roçi i ka kushtuar vëmendje opsionit më të ri të ‘Instagramit’, duke u ‘bombarduar’ nga pyetjet e ndjekësve.

Në të ardhmen mund të të shikojmë si gazetare përkrah Manushit, te “Procesi Sportiv?”, e ka pyetur një nga ndjekësit Riken.

“Jo, nuk jetoj në Tiranë dhe nuk më intereson të punoj atje!”, është shprehur Rikja, e cila prej më shumë se 20 vitesh jeton në Itali.

 

Uncategorized