Showbiz11 Mars 2019, 11:30

“Nuk më zëvendëson dot askush”, Kejvina hedh kunjët e para për velinën e re të “Xingut”

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk më zëvendëson dot askush”, Kejvina hedh kunjët e para për velinën e re të “Xingut”

Të shtunën që kaloi tek “Xing me Ermalin”, Kejvina njoftoi të gjithë se do largohej nga emisioni për një mundësi më e mirë që i ka dalë në një television Italian.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano. Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”, tha Kejvina, teksa Ermali i uroi fat dhe e falenderoi për momentet e kaluara së bashku dhe miqësinë e krijuar me njëri-tjetrin.

Direkt pas largimit nga emisioni, nuk kanë munguar kunjët e Kejvinës për velinën që do i zërë vendin. Ajo ka deklaruar se veç specit të kuq me të cilin ka pozuar në foton e publikuar, askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë në emision.

“Vetëm ky speci i kuq më zëvendëson mua tek “Xingu”- shkruan Kejvina në postim.

 

 

 

Showbiz emision Kejvina kunja