
“Nuk më zëvendësuan dot”, Rita Lati hedh kunja në mes të emisionit
Mbrëmjen e djeshme, në Soirée me Jonida Shehun patëm mundësinë të dëgjonim dhe shihnim atmosferën që vetëm vlonjatët mund të krijojnë.
Rita Lati, Aleksandër Çipa, Bujar Asqeriu, Maya, vëllezërit Veshaj dhuruan për teleshikuesit e Top Channel një show të vërtetë me këngë dhe biseda “prej Vlore”.
Ama, teksa iu kërkua të këndonte këngën “Nën një portokalle”, Rita gjeti rastin të hedhë një thumb.
“Unë kam kënduar parody gjithë jetën dhe në një farë mënyre edhe kam kënduar ndonjë çikë”, – u shpreh Rita. Ndërkohë u pasua nga fjala e Bujar Asqeriut: “Rita ka qenë aktore dhe parodiste e shkëlqyer!”
“…Që s’më zëvendësuan dot aman!”, – tha Rita me ironi dhe me nënqeshje.
Nuk dihet për kë e ka patur Rita këtë kunjë por ka lënë dyshime.