Sport31 Janar 2023, 16:44

Nuk mjaftojnë vetëm akuzat për ngacmim seksual dhe dënimi me burg, Dani Alvesh kryqëzohet edhe nga bashkëshortja

Shkruar nga Pamfleti
Nuk mjaftojnë vetëm akuzat për ngacmim seksual dhe dënimi me

Nuk mjaftojnë vetëm akuzat për ngacmim seksual dhe dënimi me burg, Dani Alvesh kryqëzohet edhe nga bashkëshortja

Një tjetër lajm i keq për Dani Alvesh. Pas akuzave të sulmit seksual dhe qendrimit në burg, bashkëshortja e tij aktuale, Joana Sanz, ka vendosur t’i japë fund martesës me futbollistin. Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e tij.

Sipas asaj që ata kanë thënë në programin Ana Rosa, modelja nga Tenerife ia ka përcjellë kërkesën për divorc avoktatit të vet, por ai ende nuk është takuar me avokatët e brazilianit.

Ky është një vendim përfundimtar dhe i menduar nga ana e Sanz, e cila nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë drejtësia. Kjo mund të hamendësohej prej disa ditësh, pasi modelja me origjinë kanadeze ka fshirë fotot që të dy së ​​bashku kishin në Instagram.

Nuk është një kohë e lehtë për Sanz, pasi përveç paraburgimit të bashkëshortit, në mesin e janarit i vdiq edhe nëna. Siç tha edhe vetë para pak ditësh, ajo humbi dy shtyllat e jetës së saj.

Po kështu, gjatë këtyre ditëve ajo nuk ka reshtur duke marrë mesazhe, fyerje dhe kërcënime në rrjetet e saj sociale, pas lajmeve për përdhunimin e dyshuar të kryer nga partneri i saj.

Sport bashkeshortja Dani Alvesh Joana Sanz mbrojtësi brazilian