Sport13 Korrik 2022, 21:12

Nuk mjafton vetëm eliminimi nga Champions, tifozët e papërgjegjshëm “i bëjnë gjëmën” Tiranës, bardheblutë rrezikojnë gjobitjen nga UEFA

Shkruar nga Pamfleti
Nuk mjafton vetëm eliminimi nga Champions, tifozët e

Nuk mjafton vetëm eliminimi nga Champions, tifozët e papërgjegjshëm “i bëjnë gjëmën” Tiranës, bardheblutë rrezikojnë gjobitjen nga UEFA

Tirana u mundua të organizonte shumë mirë ndeshjen, por tifozë të papërgjegjshëm, duke hedhur sende në fushën e lojës, ia dolën që të bënin atë që nuk duhej bërë.

T’i jepnin shkak gjyqtarit të sfidës Tirana-Dudelanzh të ndalte dy herë ndeshjen. Në të tilla kushte, veç eliminimit, Tirana rrezikon të ndëshkohet me ndonjë gjobë nga UEFA për ndaljen dy herë të takimit, ndonëse gjithçka është në dorë të arbitrit dhe delegatëve të ndeshjes që do të hartojnë raportin e ndeshjes së Champions-it. Jo vetëm kaq, veç gjobës problemi është se tani duhet të rakordojë me Partizanin për ditët e ndeshjes.

Të dyja skuadrat luajnë në Konferencë Ligë dhe do t’i duhet që njëra të luajë të martën dhe tjetra të enjten. Ndeshja u ndërpre dy herë në minutëne 20 dhe 90 për shkak se tifozët hodhën sende në fushën e lojës si dhe ndezën tymuese në fushë. U desh ndërhyrja e Grent Halilit dhe e forcave të sigurisë që shtuan numrin e rojeve në një sektor të fushës që ndeshja të riniste.

Sport skuadra bardheblu Tirana UEFA