Dosja e zezë19 Nëntor 2022, 17:14

“Nuk mjafton vetëm non grata”, Kreshnik Spahiu: Berishës duhet t’i bllokohen pasuritë

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk mjafton vetëm non grata”, Kreshnik Spahiu: Berishës

Juristi Kreshnik Spahiu ka kërkuar bllokimin e pasurive për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një studio televizive ai ka komentuar shpalljen e tij “non grata”, por ka thënë se DASH ka mbajtur dy standarde për ish-kryeministrin. Sipas tij, përveç shpalljes së padëshiruar, ndaj Berishës duhet të ketë dhe sanksione financiare.

Spahiu ka treguar raste të tjera, ku ka hyrë në lojë dhe Departamenti i Thesarit. Sipas tij, në rastin e Berishës nuk ka vepruar dhe duhet që sa më shpejt të ketë sanksione.

Nga ana tjetër ka edhe një problem të vetë amerikanëve, në çështjen që lidhet me Berishën, mendoj që kanë mbajtur dy standarde. Ka një listë të liderëve politikë që janë shpallur non-grata. Kemi një listë tjetër që janë sekuestruar pasuritë e disave prej tyre nga Departamenti i Thesarit. Po pyes si qytetar: A mund t’ju japin shpjegime Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kjo listë e personave non-grata pse departamenti i thesarit disave ua sekuestron pasurinë, disave jo? A ka dy standarde këtu?”, u shpreh Spahiu.

Më tej ai e cilësoi Sali Berishën si liderin më anti-amerikan në rajon dhe më gjerë. Spahiu tha se Berisha ka një frymë anti-amerikane dhe se ka arritur të tërheqë gjithë simpatizantët e tij në frymën kundër ambasadores Yuri Kim.

Unë faktorin e parë konsiderova faktorin subjektiv, që do të thotë për shkak se lideri Berisha ka drejtpërdrejtë frymën më anti-amerikane në Europë, ai ka arritur të tërheqë gjithë simpatizantët e tij në frymën kundër ambasadores Kim. Agresiviteti sot i liderit të opozitës nuk njihet as në Beograd, as në Moskë, as në Budapest. Nuk ka protesta anti-amerikane. Keni dëgjuar që në Moskë të ketë protesta kundër Amerikës?”, u shpreh Spahiu.

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare Berisha Non-Grata pasuri Spahiu