Kulture28 Janar 2023, 19:12

“Nuk mund të ketë shkrimtar të madh pa një njeri të madh”, Alda Bardhyli: Vepra e Kadaresë me përmasa universale

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk mund të ketë shkrimtar të madh pa një njeri

Shkrimtari Isamil Kadare ka festuar sot 87-vjetorin e lindjes. Të shumtë ishin ata që folën për të. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të librit dhe leximit, Alda Bardhyli, e quajti shkrimtarin një klasik të kohërave tona, ndërsa e vlerësoi si një shkrimtar e poet që ka përsosur letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Ditëlindjet e shkrimtarëve të nivelit të Kadaresë i përkasin gjuhës dhe kulturës që ata përfaqësojnë. Përmasat e veprës së tij, universale. Qendra në kuadër të misionit për të nderuar kontributin e atyre që kanë përsosur kulturën shqiptare në vite, menduam të bëjmë një mbrëmje pa fjalime, por me vargjet e tij, për të kujtuar që është edhe një poet i mrekullueshëm. Tërheqja apo portreti i ngrysur i shkon Kadaresë, është pjesë e tij. Është i pari i shkrimtarëve të mëdhenj që është i tërhequr dhe nuk e vendos veten në Olimpin që e vendosin zakonisht shkrimtarët e këtij kalibri’, tha Bardhyli në emisionin “Kjo Javë”.

Ajo u shpreh se nga kontaktet me shkrimtarin ka zbuluar një Karadare me një humanitet të jashtëzakonshëm, që vërehet dhe në veprat e tij. sipas saj, nuk mund të ketë një shkrimtar të madh pa një njeri të madh.

Të rinjtë e duan, e lexojnë e takojnë dhe e adhurojnë. Duan letërsinë shqipe dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Letërsia e tij ka brenda modernizmin, lexohet e përqafohet edhe nga lexuesit e shekullit 21. Është shkrimtar i madh në të gjitha dimensionet, edhe në familjen, me miqtë, me dashamirës, në publik. Shkrimtarët e mëdhenj duket se jetojnë në një hapësirë dimensionesh”, shtoi ai.

Kulture #Alda Bardhyli Kadare