Bota17 Dhjetor 2022, 10:08

Nuk ndalen bombardimet ruse, raportohet për shpërthime në Odesa

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalen bombardimet ruse, raportohet për shpërthime në Odesa

Janë shënuar rreth 10 muaj nga lufta Rusi-Ukrainë, me sulme të shumta dhe mijëra viktima. Ditën e sotme janë raportuar shpërthime në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, sipas The Guardian.

Dy raketa ruse Oniks u rrëzuan në rajonin e Odesës, sipas Serhiy Bratchuk, tha një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës.

“Sot në mëngjes armiku nisi një tjetër sulm me raketa në rajonin e Odesës. Dy raketa Oniks janë lëshuar nga një sistem raketor bregdetar në Krimenë e pushtuar përkohësisht.

Kujtojmë se mediat amerikane raportojnë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot”.

Lajmi pritet të jepet gjatë kësaj jave nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Prej muajve të parë të luftës, Ukraina e ka kërkuar prej SHBA-së këtë sistem të sofistikuar raketor, për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore të Rusisë që kanë vijuar të vrasin civilë dhe të shkaktojnë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Bota #odesa bombardime Rusi