
Nuk ndalet Amerika, Biden dërgon artilerinë e rëndë në Ukrainë
Presidenti amerikan Joe Biden tha se planifikon të dërgojë më shumë artileri në Ukrainë.
Pas mbërritjes në Portsmouth, New Hampshire, pyetjes së gazetarëve se nëse planifikon të furnizojë Ukrainën me më shumë artileri, Bideni iu përgjigj pozitivisht- “Po!”- para se të hipte në autokolonë.
Gjatë fundjavës, CNN raportoi se dërgesat nga paketa e fundit e ndihmës për sigurinë e administratës prej 800 milionë dollarësh në Ukrainë “kanë filluar të mbërrijnë”, duke përfshirë pajisje më të rënda, si 11 helikopterë Mi-17, 18 topa Howitzer 155 mm dhe 300 dronë të tjerë Switchblade. Që nga fillimi i qeverisjes së Bidenit, SHBA-të kanë ofruar 3.2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën, duke përfshirë 2.6 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.
“Ajo që ne kemi bërë këtu është pikërisht ajo që do të bënte presidenti që nga fillimi. Që është të sigurojmë ndihmë të konsiderueshme sigurie, ndihmë ekonomike dhe mbështetje për popullin ukrainas,”- tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.