
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal për pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan.
Gjykatës e Lartë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, dhënë për Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin e tij nga detyra.
Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.