alb
alb
Media Online
  • Kreu
  • Aktualitet

    ‘Na riktheni në auditore’, studentët i drejtohen Ministrisë së Arsimit: Anuloni tarifën!

    Thirrja për referendumin e 'Shqipërisë së Madhe' nga Haradinaj, Ambasada ruse: Pseudo-shtet! Shantazh politik i papranueshëm

    Thirrja për referendumin e ‘Shqipërisë së Madhe’ nga Haradinaj, Ambasada ruse: Pseudo-shtet! Shantazh politik i papranueshëm

    "Rrethohet" Tirana pas grabitjes së institucionit financiar privat, Policia: Autori mori paratë nën kërcënimin e armës

    “Rrethohet” Tirana pas grabitjes së institucionit financiar privat, Policia: Autori mori paratë nën kërcënimin e armës

    Grabitet një pikë dhëniesh kredie në Tiranë, autori kërcënon punonjësit dhe merr paratë

  • Anti-Mafia
    Lidhjet e reja të Metës me mafien italiane, ja njeriu që priti në Presidencë. Kush është urithi i tenderave, sekseri mes mafies dhe dyshes Veliaj-Rama?

     Zyrtare / Sadri Abazi shpallet hajdut i fondeve publike, SPAK para provës për ta arrestuar, grabitqari mediokër përgatit vjedhjen e radhës me Veliajn 

    Gert Peshkatari e Çim Karamani të “Farma Vitta" e "Trimed”, bosët e trafikut të “Rihinostop” në aksin Shqipëri-Kosovë etj...

    Gert Peshkatari e Çim Karamani të “Farma Vitta” e “Trimed”, bosët e trafikut të “Rihinostop” në aksin Shqipëri-Kosovë etj…

    Pse u fsheh plagosja e ndërtuesit Admir Mulaj; rival “hije” i Olldashit për kryetar PD-je?

  • Politike

    ’92 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit’, Kryemadhi takon banorët e Zall Bastarit, ja çfarë thotë për rindërtimin e shtëpive

    Pfizer do dërgojë 40 milionë vaksina në vendet e varfëra, Manastirliu: Shqipëria, në dritaren e parë të sigurimit të dozave

    U përmend në përgjimet e grupit mafioz “Ndragheta”, reagon Erion Veliaj: Çudirat e Saliut për fushatë

    “Pastrimi i parave, i njohur”, Meta për përgjimet e grupit mafioz Ndrangheta: SPAK të hetojë lidhjet me Ramën e Veliajn!

  • Bota
    Larry King during Bette Midler on "Larry King Live" at CNN Studios in Hollywood, CA, United States. (Photo by SGranitz/WireImage)

    Ishte i shtruar në spital nga COVID-19, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare gazetari legjendar i CNN Larry King

    Princi saudit gati të paguajë 500 miliardë dollarë për qytetin më të avancuar në botë

    Gjermanët kanë objekt të veçantë për ata që kundërshtojnë karantimin

    Trump – një qytetar privat me të ardhme të pasigurt ligjore

  • Kosova

    Ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit, padrejtësi morale dhe politike

    Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë; Kush janë 47 kandidatët që nuk u lejuan të garojnë për deputet (Emrat)

    Nuk u certifikua nga KQZ, reagon AAK: Do ndjekim rrugë ligjore për të fituar të drejtën

  • Kronike
    Masakrimi i çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho; kush dyshohet se e ndihmoi Elona Kaleshën në vrasjen e dyfishtë

    ‘Dyshohet se pastronin para me fajde në Spanjë’, këta janë dy vëllezërit nga Mirdita me 5 mln euro pasuri

    Ngjarje e rëndë në Vaun e Dejës, e mitura i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

    Kavajë/ Të maskuar shkojnë për të grabitur një banesë, dhunojnë pronarin e shtëpisë

  • Lifestyle

    Këto dy shenja të Horoskopit do gjejnë dashurinë e jetës këtë vit

    Studiuesit gjermanë arrijnë të vënë trupin në lëvizje pas paralizës

    Gruaja shtrihet tek shinat e trenit për një fotografi, ‘masakrohet’ nga ndjekësit

    Vlerësoi me notë të ulët resortin, arsyeja: bashkëshortja e tradhtoi me masazhatorin

  • Showbiz

    Publikuan klipin me ‘skena të nxehta’, ja e vërteta e lidhjes së Beatrixit me Eugent Bushpepën

    Ermal Mamaqi sërish producent filmi, një tjetër protagoniste ka ndër mend kësaj radhe

    Bëri sherr në ‘It’s my love’, Kika i nxjerr foto Beratit në shtrat me të dhe e kërcënon se ka foto sërish

    Gruaja e Mauro Icardit fiton gjyqin me Google dhe Yahoo për videon erotike

  • Sport
    Dopieta e Halandit nuk mjafton, Myqengladbah i jep leksione futbolli Dortmundit. PSG luan poker, Nejmar-Ikardi-Mbape tërbohen me gola

    Premier Liga merr goditjen fatale, ish-futbollisti humb betejën më të rëndësishme, sëmundja e rëndë i merr jetën në moshën 35-vjeçare

    Përfundon pjesa e parë/ Haland kthen rezultatin për 6 minuta, Myqengladbah nuk kursehet, tregon menjëherë “dhëmbët”

    Futbollistët shqiptarë “pushtojnë” Serinë A, Udineze kërkon shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Aktualitet

‘Nuk përqafoj dot tim bir’: Lufta e dyfishtë e bluzave të bardha me COVID-19

02/04/2020
neAktualitet, Covid-19
‘Nuk përqafoj dot tim bir’: Lufta e dyfishtë e bluzave të bardha me COVID-19

‘Nuk përqafoj dot tim bir’: Lufta e dyfishtë e bluzave të bardha me COVID-19

Mjekët dhe infermierët në Shqipëri po luftojnë në vijën e parë të frontit për të shpëtuar jetët e pacientëve të tyre të infektuar nga koronavirusi në një situatë të jashtëzakonshme –që i mban të izoluar nga familjet dhe në pamundësi për të përqafuar prej javësh fëmijët e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

‘Na riktheni në auditore’, studentët i drejtohen Ministrisë së Arsimit: Anuloni tarifën!

Thirrja për referendumin e ‘Shqipërisë së Madhe’ nga Haradinaj, Ambasada ruse: Pseudo-shtet! Shantazh politik i papranueshëm

Ora ka kaluar 13:00 pas mesditës së shtunë dhe doktori radiolog, Renato Osmanaj sapo ka lënë Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por telefoni nuk i pushon së rëni.

Në aplikacionin ‘WhatsApp’ i vijnë papushim imazhe skaneri të mushkërive të pacientëve të dyshuar me COVID-19. Teksa i shikon me vëmendje mushkëritë, ai merr nga sedilja e pasme e makinës një gjysmë sanduiçi që i ka mbetur pa ngrënë nga mëngjesi.

“Këto janë ditë të pazakonta, ka aq shumë fluks sa nuk kemi kohë as të hamë,” thotë Osmanaj, i cili shpjegon se për lehtësi është krijuar një grup i përbashkët në ‘WhatsApp’ me radiologë nga i gjithë vendi.

Një pacient dyshohet se mund të jetë i infektuar me COVID-19 dhe mjekët po përpiqen të vendosin diagnozën e saktë. Fatkeqësisht, doktor Renato e konfirmon diagnozën, ndërsa më tregon skanerin e pacientit që i kanë dërguar kolegët.

“Nuk kemi parë më parë si kjo sëmundje, sillet shumë tinzare, shiko se çfarë i bën mushkërisë,” thotë ai, ndërsa tregon njollat e bardha që kanë pushtuar të gjithë mushkërinë.

Të vendosur në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, mjekët dhe infermierët po bëjnë një luftë të dyfishtë – ndërsa përpiqen të shpëtojnë jetët e pacientëve të prekur nga virusi ata janë izoluar nga familjet e tyre për t’i mbrojtur nga një infektim i mundshëm nga COVID-19.

Një pjesë kanë marrë shtëpi me qira, si e vetmja mënyrë për të ruajtur familjarët nëse infektohen, ndërsa të tjerë jetojnë të ndarë brenda shtëpisë, pa mundur prej javësh të përqafojnë fëmijët.

“Unë nuk kam frikë për vete, por për familjen po,” thotë Osmanaj. Ai ka zgjedhur të qëndrojë në një hotel për të mbrojtur familjen, ndonëse për shkak të punës rraskapitëse në spitalin Infektiv i qëllon të flejë vetëm 4 orë në ditë.

“I dua shumë fëmijët, por do të pres t’i përqafoj kur të ketë mbaruar kjo betejë,” tha ai. “I përshëndes nga ballkoni, por po qëndroj larg tyre. Është e vështirë shumë,” pranon doktori.

Heronjtë e vërtetë

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 32 bluza të bardha rezultojnë deri më tani të infektuara me COVID-19, ndërsa gjashtë prej tyre janë shëruar tashmë. Mjekët dhe infermierët e infektuar përbëjnë rreth 12% të numrit total të të prekurve në vend.

Modest, Renato Osmanaj këmbëngul se në fakt heronjtë e vërtetë të kësaj lufte që ka pështjelluar mbarë botën nuk janë mjekët, por infermierët, të cilat sipas tij janë në vijën e parë dhe mjekët vijnë pas tyre.

“Ata i presin të sëmurët, ata i ushqejnë, ata u flasin përmes aparaturave, ndaj unë them se ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje,” tha Osmanaj, duke shtuar se infermierët janë “të mrekullueshëm.”

“Në gjithë këtë situatë ku ata duhet të vrapojnë kudo, se janë tashmë dhjetëra pacientë të shtruar, nuk thotë kurrë asnjëri prej tyre: u lodha, dua të pushoj,” shtoi mjeku radiolog.

Saimir Hita është njëri prej tyre. Infermier në reanimacionin e Infektivit ku trajtohen edhe pacientët me komplikacione të rënda nga COVID-19, shprehet se masat mbrojtëse që duhet të marrin kundër virusit e bëjnë punën e vështirë.

“Të jep një siklet të paparë kur e mban më shumë se 6 orë, është thuajse e pamundur,” thotë Saimiri për veshjen mbrojtëse. “Është problem edhe kur flet me të sëmurët, sepse ata nuk të shohin, ata thjesht shohin një maskë,” shtoi ai.

Në këto ditë të vështira, edhe Saimiri ka zgjedhur të shmangë çdo lloj kontakti me njerëz jashtë familjes së tij të ngushtë.

“Momenti më i vështirë është që nuk përqafoj dot tim bir. Me të tjerat ne jemi mësuar, pasi gjithmonë Infektivi ka pasur rrezikshmëri,” tha ai.

Mjekja Erjona Shehu, bashkëshorte e infeksionistit të njohur Arjan Harxhi, i cili ka kaluar në gatishmëri që prej datës 8 mars, kur edhe u konfirmua rasti i parë pozitiv me COVID -19, shpjegon se edhe pse jetojnë nën një çati, ajo dhe vajzat janë izoluar nga bashkëshorti.

“Ai mban maskë edhe në shtëpi dhe qëndron i izoluar në një dhomë më vete,” shpjegoi Erjona. “Sigurisht që nuk është aspak e lehtë për vajzat, megjithëse ne i kishim përgatitur që më parë…por sërish është vështirë,” shtoi ajo.

Shehu thotë se kanë shmangur kontaktet me familjen e saj, por ndërkohë kanë bërë gati një banesë, në rast infektimi.

“Për ne mjekët nuk është e vështirë, pastaj Arjani ka kaluar edhe epidemi të tjera, por gjithsesi unë kam bërë gati shtëpinë e prindërve të mi,’ tregoi ajo. “Në rast se ai infektohet, të ketë një vend ku të qëndrojë në karantinë,” shtoi Erjona, e cila pohon se puna për t’ju shpjeguar dy vajzave situatën, ka qenë edhe pjesa më delikate.

Frikë dhe kujdes

Kreu i shoqatës së Infermierëve, Elson Jacaj

Pas 10 vitesh pune si infermier në QSUT, Elson Jacaj e ushtron aktualisht detyrën pranë urgjencës “Emergency Response Albania” –ai është njëkohësisht edhe kreu i shoqatës së infermierëve të Shqipërisë. Jacaj ka marrë një shtëpi me qira së bashku me dy shokë të tij, për të mbrojtur djalin 6-vjeç dhe vajzën 6-muajshe.

“Vajza lindi në kohën e tërmetit dhe njëherë na ndau tërmeti, tani koronavirusi,” tha ai, duke shtuar se nuk ka qëndruar shumë me vajzën dhe kjo e trishton shumë. “Tani u bënë dy javë që nuk e shoh, përveçse në ‘videocall’,” shtoi Jacaj.

Ndryshe nga shumë kolegë, Jacaj pranon se ky është një moment mjaft i vështirë për infermierët, pasi ata janë të parët që përballen me çdo rast të prekur nga COVID-19. Jacaj tregon se shumë infermierë janë të frikësuar edhe nga pakujdesia e pacientëve – disa nuk kanë treguar të vërtetën në lidhje me sëmundjen –dhe se mund të bëhen burim infeksioni për pacientet e tjerë, e sidomos për familjarët dhe fëmijët e tyre në shtëpi.

“Sfida jonë është të jemi të kujdesshëm e të ruajmë veten në mënyrë që të ruajmë familjarët tanë,” tha ai. “Nëse nuk po kujdesemi dot për ta këto ditë, të paktën të mos bëhemi burim për t’i infektuar ata,” shtoi Jacaj.

Ai shpjegon se është pikërisht kjo arsyeja, që këto ditë të vështira, ai ka zgjedhur që së bashku me disa kolegë të tjerë, të marrin një shtëpi me qira e të qëndrojnë aty deri sa të kalojë kjo situatë, si mënyra më e sigurt për të mos infektuar familjarët.

“Nuk po i përqafojmë dot fëmijët nga frika se ndoshta jemi të prekur dhe i infektojmë dhe ata,” tha ai. “Dhe kjo është një dhimbje që po e përjetojmë vetëm ne, bluzat e bardha, e që na lëndon aq shumë,” shtoi Jacaj.

Të gjithë të rrezikuar njëlloj

Infermierë me veshje mbrojtëse e maska duke ecur në oborrin e Shërbimit Infektiv | Foto : LSA

Kreu i shoqatës së Infermierëve, Elson Jacaj thotë se i vijnë çdo ditë qindra mesazhe nga kolegët nëpër rrethe, që sipas tij janë harruar nga qeveria dhe kanë mungesa të mjeteve mbrojtëse kundër virusit.

“Mund të them që rrethet janë të harruara fare, e sidomos qendrat shëndetësore kanë mungesë të theksuar të maskave dhe dorezave, për të mos thënë për materiale të tjera,” tha ai.

Përtej deklaratës së kryeministrit për shpërblim të bluzave të bardha, Jacaj e konsideron të padrejtë faktin që shpërblim do të marrin vetëm infermierët që u shërbejnë të sëmurëve me COVID-19.

“Është turp që shpërblim të marrin vetëm stafi i Infektivit, pasi i rrezikuar është i gjithë personeli, si ai që punon në Infektiv, ashtu edhe infermieri që punon në një qendër shëndetësore në një fshat të humbur,” tha ai, duke nënvizuar se edhe infermierët e spitalit të Lezhës që u infektuan me COVID-19 në punë, nuk do të shpërblehen.

“Është e njëjta situatë kudo dhe të gjithë janë të ekspozuar ndaj rrezikut njësoj,” shtoi Jacaj.

Sipas tij, tani që janë ndaluar vizitat në spital, i gjithë personeli shëndetësor është njësoj i rrezikuar.

“Nëse u kërkon të jenë në gatishmëri, nëse u kërkon që edhe ditët e pushimit të vijnë në punë për të bërë trajnime si të veshin veshjet speciale, si të sillen në këtë situatë, atëherë ligji për shpërblimet duhet të jetë për të gjithë,” përfundoi Jacaj.

Në karantinë brenda familjes

Doktor Arjan Harxhi, dr. Ermira Muco dhe dr. Esmeralda Meta në Shërbimin Infektiv në QSUT

Ankthi dhe karantinimi për shumicën e stafit të Ortopedisë në spitalin e Lezhës mori fund shumë shpejt. Tamponët rezultuan negativë për stafin prej 25 vetash, por kanë rezultuar pozitivë për një infermiere dhe një sanitare.

Drejtori i këtij spitali, Leon Kaza thotë se ata nuk janë “imunë as ndaj sëmundjes dhe as ndaj frikës”.

“Duke qenë në kontakt me raste të dyshimta, në barrierën e parë të frontit me të padukshmen, mundësia e infektimit të personelit shëndetësor është e lartë dhe për më tepër, personeli mund të shërbejë pastaj si një vektor i rëndësishëm transmetimi për pacientët dhe familjarët,” tha ai, duke sthuar se kjo “është në fakt edhe frika jonë më e madhe”.

Kaza shpjegon se frika se mund të rrezikojnë pa e ditur pacientët dhe familjarët i ka bërë mjekët e spitalit të jenë shumë të kujdesshëm, duke zbatuar masa strikte të distancimit social brenda familjes.

“Të të gërryejë dëshira për të përqafuar fëmijët, por të përmbahesh nga frika se mund t’i dëmtosh me një përqafim, është një ndjesi ndaj të cilës asnjë kurikul profesionale nuk na ka mësuar,” tha ai.

“Po modifikohemi ngadalë, ashtu siç e gjithë shoqëria do dalë e modifikuar nga kjo betejë në fund,” theksoi kreu i spitalit të Lezhës, i cili shtoi se “përtej ankthit fillestar, në pah del gjithmonë e më tepër motivimi dhe dëshira për të kryer detyrën.”

Rreziku nga infektimi

Pacientë me maska duke ecur në oborrin e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, | Foto : LSA

Duke qenë në linjën e parë të luftës me këtë virus të ri, bluzat e bardha janë edhe më të rrezikuarit. Përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino deklaroi të mërkurën se 32 mjekë, infermierë dhe sanitarë rezultojnë deri tani të prekur nga COVID-19.

Aktualisht rezultojnë të infektuar katër mjekë dhe katër infermierë në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”, një mjek në spitalin e Durrësit, një mjeke në Korçë, një infermiere dhe një sanitare në spitalin e Lezhës dhe një infermiere në një qendër shëndetësore në Lezhë.

Po ashtu kanë rezultuar pozitivë edhe tre anëtarë të Task-Forcës për luftën ndaj koronavirusit, mes së cilëve edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ndërsa rasti i fundit ishte mjeku Dhimitër Kraja, i cili iu bashkua nga pensioni stafit të Infektivit në luftën kundër koronavirusit.

Një pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” infektoi me COVID -19 plot 11 persona, midis të cilëve edhe 8 mjekë dhe infermierë të këtij spitali. Bashkëshorti i Ergës, infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ishte njëri prej tyre. Edhe pse bashkëshorti nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, ai ka rezultuar pozitiv dhe u frikësua se mos kishte infektuar familjarët.

“Ne jetojmë afër familjarëve të bashkëshortit dhe shkëputëm çdo marrëdhënie me të, u izoluam për dy javë dhe tani tamponi doli negativ,” tha Erga.

“Unë, pavarësisht se i kam qëndruar pranë, nuk u infektova fare,” shtoi ajo, ndërsa tregon se do të qëndrojnë edhe dy javë në karantinë dhe do t’i rikthehen punës.

Në mision përtej Adriatikut

Mjekë dhe infermierë shqiptarë duke shkuar në Itali për të ndihmuar në betejën kundër koronavirusit | Foto : LSA

Korab Gjana është pjesë e ekipit prej 30 mjekësh dhe infermierësh që fluturuan të shtunën drejt Italisë, për të ndihmuar në kapërcimin e situatës së vështirë shëndetësore të krijuar nga COVID-19 në vendin fqinj. Infermier në kirurgjinë e QSUT-së, Gjana thotë se nuk e mendoi dy herë pasi mori ftesën për t’iu bashkuar misionit përtej Adriatikut.

“Të jesh mjek apo infermier është mision për të shpëtuar jetë kudo, pavarësisht ngjyrës apo kombësisë,” tha ai. “Pastaj unë e ndjeja si detyrë edhe për faktin se në Itali ka shumë shqiptarë, e shpresoj që sadopak t’u vijmë në ndihmë,” shtoi Gjana.

Ai rrëfen se pasi kanë marrë udhëzimet e para, do të shpërndahen nëpër pavione, krah kolegëve të tyre italianë në spitalin e Breshias.

“Sot bëmë mbledhje me shefat e spitalit civil në Breshia dhe morëm direktivat sesi do të organizohemi në vazhdimësi, duke parë dhe eksperiencat personale të gjithësecilit,” shpjegoi ai.

“Nga nesër do të jemi nëpër pavione dhe besoj kjo do të jetë një eksperiencë e vyer,” shtoi Gjana.

Infermieri thotë se familjarët e tij nuk ishin dakord me vendimin, pasi kishin frikë dhe merak.

“Të mërzitur kam lënë vetëm mamin dhe vëllain,” tha ai. “ Kanë merak, frikë, por jam i bindur se do të më mirëkuptojnë një ditë,” tha Gjana.

Kohë e çmuar kundër virusit

Renato Osmanaj kontrollon gjatë gjithë bisedës imazhe skaneri që i vijnë në telefon, ndërsa nuk i kursen vlerësimet edhe për kolegët e tij në spitalin Infektiv, duke veçuar lidershipin e profesoreshë Najada Çomos dhe kontributin e profesor Dhimitër Krajës, cili është rikthyer në spital nga pensioni për të luftuar virusin.

“Doktoreshë Najada po e administron situatën me një zotësi për t’u pasur zili,” tha Osmanaj, duke vlerësuar eksperiencën e saj dhe punën e palodhur në ndihmë të pacientëve.

“Profesor Luli është një pasuri kombëtare, i çmuar në çdo këshillë apo sugjerim që na jep dhe pavarësisht se ka disa vite që ka dalë në pension, qëndron 8 orë çdo ditë në infektiv,” theksoi ai, duke shtuar se të dy “janë krenari.”

Por duket se rreziku i infektimit është tashmë real edhe për vetë stafin e Infektivit. Gjatë mbrëmjes së martë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se prof. Dhimitër Kraja, që iu ribashkua stafit të Infektivit [shërbim të cilin e ka drejtuar për disa vite, para se të dilte në pension] është infektuar nga COVID-19.

“Pesha e viteve nuk e pengoi prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin Infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira. I rrallë e modest si pakkush, dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte!

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi,” shkroi Manastirliu në Facebook krahas fotos së profesor Krajës.

Megjithë kapacitetet e kufizuara të sistemit shëndetësor, Osmanaj thotë se deri tani po përballohet më së miri, por mjekëve dhe infermierëve u duhet kohë për zbutur kurbën e përhapjes së pandemisë.

“Na duhet kohë, na duhet që njerëzit të mos vijnë të gjithë përnjëherë në spital, sepse kjo sëmundje ka edhe një të keqe, që një person qëndron shumë ditë në spital, ndaj këmbëngulim tek koha,” thotë ai. “Nëse ndodh kjo, e kemi fituar betejën,” përfundon Osmanaj.

/BIRN

23 Jan 2021, 2:19 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

70,655 Raste
1,303 Vdekje
42,895 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

‘Na riktheni në auditore’, studentët i drejtohen Ministrisë së Arsimit: Anuloni tarifën!

January 23, 2021
Thirrja për referendumin e 'Shqipërisë së Madhe' nga Haradinaj, Ambasada ruse: Pseudo-shtet! Shantazh politik i papranueshëm

Thirrja për referendumin e ‘Shqipërisë së Madhe’ nga Haradinaj, Ambasada ruse: Pseudo-shtet! Shantazh politik i papranueshëm

January 23, 2021
"Rrethohet" Tirana pas grabitjes së institucionit financiar privat, Policia: Autori mori paratë nën kërcënimin e armës

“Rrethohet” Tirana pas grabitjes së institucionit financiar privat, Policia: Autori mori paratë nën kërcënimin e armës

January 23, 2021
Grabitet një pikë dhëniesh kredie në Tiranë, autori kërcënon punonjësit dhe merr paratë

Grabitet një pikë dhëniesh kredie në Tiranë, autori kërcënon punonjësit dhe merr paratë

January 23, 2021
"Reshje intensive për 3 ditë", IGJEUM thirrje autoriteve: Mund të ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash

“Reshje intensive për 3 ditë”, IGJEUM thirrje autoriteteve: Mund të ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash

January 23, 2021
Tragjike! I jep fund jetës në moshën 23-vjeçare, i riu vetëmbytet në liqenin e Ulzës (Detaje)

Lajmi Tjeter

Alibeaj i përgjigjet Xhaxhkës: Nuk të dolën kompanitë shqiptare? Kush fshihet pas tenderit 1.5 milionë euro?

BE i kërkon falje Italisë, Ursula Von Der Leyen: Do iu ndihmojmë, por deri tani, secili u mor me problemet e “shtëpisë” së tij

BE i kërkon falje Italisë, Ursula Von Der Leyen: Do t'ju ndihmojmë, por deri tani, secili u mor me problemet e “shtëpisë” së tij

Lajmi i Dites

Tërmeti që paralajmëron Yuri Kim më 25 prill: Kush janë “VIP”-at që ndalohet të kandidojnë

January 22, 2021

Lajmet e fundit

‘Na riktheni në auditore’, studentët i drejtohen Ministrisë së Arsimit: Anuloni tarifën!

January 23, 2021

’92 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit’, Kryemadhi takon banorët e Zall Bastarit, ja çfarë thotë për rindërtimin e shtëpive

January 23, 2021
Thirrja për referendumin e 'Shqipërisë së Madhe' nga Haradinaj, Ambasada ruse: Pseudo-shtet! Shantazh politik i papranueshëm

Thirrja për referendumin e ‘Shqipërisë së Madhe’ nga Haradinaj, Ambasada ruse: Pseudo-shtet! Shantazh politik i papranueshëm

January 23, 2021
Larry King during Bette Midler on "Larry King Live" at CNN Studios in Hollywood, CA, United States. (Photo by SGranitz/WireImage)

Ishte i shtruar në spital nga COVID-19, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare gazetari legjendar i CNN Larry King

January 23, 2021
"Rrethohet" Tirana pas grabitjes së institucionit financiar privat, Policia: Autori mori paratë nën kërcënimin e armës

“Rrethohet” Tirana pas grabitjes së institucionit financiar privat, Policia: Autori mori paratë nën kërcënimin e armës

January 23, 2021
Pfizer do dërgojë 40 milionë vaksina në vendet e varfëra, Manastirliu: Shqipëria, në dritaren e parë të sigurimit të dozave

Pfizer do dërgojë 40 milionë vaksina në vendet e varfëra, Manastirliu: Shqipëria, në dritaren e parë të sigurimit të dozave

January 23, 2021
Grabitet një pikë dhëniesh kredie në Tiranë, autori kërcënon punonjësit dhe merr paratë

Grabitet një pikë dhëniesh kredie në Tiranë, autori kërcënon punonjësit dhe merr paratë

January 23, 2021
"Reshje intensive për 3 ditë", IGJEUM thirrje autoriteve: Mund të ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash

“Reshje intensive për 3 ditë”, IGJEUM thirrje autoriteteve: Mund të ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash

January 23, 2021
U përmend në përgjimet e grupit mafioz “Ndragheta”, reagon Erion Veliaj: Çudirat e Saliut për fushatë

U përmend në përgjimet e grupit mafioz “Ndragheta”, reagon Erion Veliaj: Çudirat e Saliut për fushatë

January 23, 2021
“Pastrimi i parave, i njohur”, Meta për përgjimet e grupit mafioz Ndrangheta: SPAK të hetojë lidhjet me Ramën e Veliajn!

“Pastrimi i parave, i njohur”, Meta për përgjimet e grupit mafioz Ndrangheta: SPAK të hetojë lidhjet me Ramën e Veliajn!

January 23, 2021
Media

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 52.8k Fans
  • 99.5k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media