Bota24 Shkurt 2022, 19:03

“Nuk presim që të tjerët të luftojnë për ne”, deklarata e ambasadores ukrainase në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk presim që të tjerët të luftojnë për

Ambasadorja e Ukrainës në Uashington, Oksana Markarova, deklaroi se “nuk pret që askush të luftojë për Ukrainën”, ndërsa vendi po përballet me forcat ruse.

Në një komunikim për gazetarët në Ambasadën Ukrainase, Markarova tha se “Kievi është nën kontroll të plotë qeveritar, pra politik”, por se “helikopterët rusë po i afrohen kryeqytetit”.

“Situata është shumë e tensionuar”, shtoi ajo.

Sipas Markarovës, dhjetëra ushtarë ukrainas janë vrarë që nga mëngjesi i së enjtes prej sulmeve ushtarake ruse.

Bota #pushtimi i Ukraines ambasadorja Biden bombardime Civilet Emergjencë gazetarët Kiev lindja Lufte Markarova NATO Per;ndimi Putin raketa rendi botëror Rusi Sulm ukrainasit Ukrainë.