Showbiz23 Dhjetor 2018, 09:26

Nuk qenka vetëm Aurela Hoxha! Kelvi Kadilli bën të njëjtin pohim si modelja dhe sqaron: I kam fobi njerëzit e shëmtuar

Shkruar nga Pamfleti
Nuk qenka vetëm Aurela Hoxha! Kelvi Kadilli bën të njëjtin

Pak kohë më parë Aurela Hoxha ngjalli zemërimin e shumë ndjekësve kur u shpreh në një emision se kishte fobi nga njerëzit e shëmtuar. Por mesa duket nuk qenka e vetmja pasi dhe moderatori Kelvi Kadilli ka bërë të njëjtën deklaratë në ‘Mos i fol shoferit’.  Ai tregoi se njerëzit të cilët i quan injorantë janë keqkuptuar pasi nënkuptonte një gjë tjetër.

Kelvi Kadilli: Është bërë shumë e lezetshme kjo puna e fobisë se janë bërë artikuj nga portale pafund, që kam thënë për njerëzit e shëmtuar. Tentova ta sqaroja këtë gjë, por nuk e sqarova sepse them që flas për ata njerëz që më kuptojnë, jo për ata që janë injorantë. Fobia ime nuk janë njerëzit e shëmtuar. Njerëzit bëhen të shëmtuar kur janë të palumtur dhe kur janë të shëmtuar në shpirt dhe e transmetojnë.

Ndër të tjera, Kelvi tregoi edhe fobinë e tij të vërtetë, e cila lidhet edhe me punën që ka.

Kelvi Kadilli: Fobia ime e vërtetë është kur humb fokusin dhe ka momente që ndodh, mund të jetë emocion i lartë, pritshmërinë e lartë. Kur humb fokusin, më kap ankthi shumë keq.

Showbiz moderator njerëz të shëmtuar