Bota 4 Maj 2019, 17:00

Nuk reshtin arrestimet e shqiptarëve në Itali, në pranga tre shtetas për trafik droge

Shkruar nga Pamfleti
Nuk reshtin arrestimet e shqiptarëve në Itali, në pranga tre

Nuk reshtin arrestimet e shqiptarëve në Itali, në pranga tre shtetas për trafik droge

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Riminit nën akuzën e posedimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të rinjtë e moshave nga 26 deri 29 vjeç jetonin në shtëpi me qira, ku edhe zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, si dhe pajisje elektronike, të tipit: lap-topë dhe televizorë, që i merrnin në këmbim të parave për shitjen e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë policia po vijon hetimet.

Bota Arrestohen Itali tre shqiptarë