
Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan, duke shmangur detyrimet ndërkombëtare dhe duke shtrembëruar faktet jo vetëm të së tashmes, por edhe të së kaluarës.
I pyetur nga një media vendase për deklaratën e Kurtit, ku krahasonte Republikën Srpska me Unionin e Komunave Serbe që kërkohet të formohet në veri të Kosovës. Dodik tha se Asociacioni i Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjes së firmosur në Bruksel të cilën Kurti nuk dëshiron ta zbatojë edhe përse ka karakterin e një detyrimi ndërkombëtar.
Dodik theksoi se Republika Srpska nuk u krijuar si përgjigjie e pakicës së serbëve në Bosnjë Hercegovinë por si përgjigjie e njerëzve që përbëjnë një shtet ku kanë jetuar prej shekujsh dhe ku do vazhdojnë të jetojnë.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzon të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë Kurti parashtroi 6 kushte për ta pranuar një marrëveshje të tillë.