
Nuk rrinë dot bashkë, nuk rrinë dot të ndarë; marrëdhënia e komplikuar mes Oltës dhe Luizit në BBV
‘Luizi shkon shumë mirë me Oltën’, thanë Armaldo dhe Kristi gjatë një bisede që po bënin në dhomën e ndenjes me Luizin.
Sipas tyre, edhe pse Luizi dhe Olta debatojnë shpesh herë me njëri-tjetrit, ata gjithsesi shkojnë mirë.
Armaldo: Kur vjen puna për tulla, ky e ngre, Olta i fut shkelmin.
Tre banorët diskutuan edhe për Ronaldon, i cili doli nga shtëpia spektaklin e kaluar. Luizi tha se e ‘ngriti’ ai Ronaldon, duke i thënë ‘Butterfly’, ku ky i fundit nisi të qante prej kësaj situate dhe shkoi për ngushëllim tek Olta.
Ishte Olta ajo, që sipas Luizit, e përcolli Ronaldon nga shtëpia.
Nga ana e saj, Olta i surprizoi të gjithë, kur u shpreh pro’ Luizit si një lojtar i fortë në Big Brother që, me shumë mundësi, do të ishte fituesi:
“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë: bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë,”-është shprehur Olta.