Politike23 Dhjetor 2022, 15:45

Nuk u votua nga PS për Avokat të Popullit, reagon Ledio Braho: U sulmova sepse kam kryer punën

Shkruar nga Pamfleti
Nuk u votua nga PS për Avokat të Popullit, reagon Ledio Braho: U

Propozimi i PD-së për postin e Avokatit të Popullit, Ledio Braho ka reaguar pas debatit të djeshme në Kuvend lidhur me kandidaturën e tij.

Braho me anë të një postimi në facebook u shpreh se u sulmua pa të drejtë ditën e djeshme, vetëm për shkak të klientëve që ai ka përfaqësuar, gjë që sipas tij nuk duhej të merrej parasysh pasi profesioni i avokatit është i tillë.

Ai shtoi gjithashtu se PS-së kishte dhënë dakordësinë më parë për kandidaturën e tij, por sipas tij diçka ndryshoi në momentin e fundit.

Postimi i plotë:

Duke qene se isha një nga kandidatet ne procesin e përzgjedhjes se Avokatit te Popullit, proces ky qe besoj është nder me te tej zgjaturit për zgjedhjen e këtij institucioni dhe jo vetëm, i cili ka marre plot 8 muaj kohe, me duhet t’i them disa fjale.

Në seancën plenare të datave 21-22 Dhjetor 2022, është përfshirë në procedurë parlamentare zgjedhja e Avokatit të Popullit. Nisur nga fakti që sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit emërohet me votat e 3/5 së anëtarëve të Kuvendit, procesi kërkon arritjen e konsensusit politik mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Duke nisur që nga viti 2012 tashmë Kuvendi i Shqipërisë ka ndërtuar një proces kushtetues konsensual parlamentar për arritjen e kësaj shumice të cilësuar. Mazhorancat kanë pranuar një proces ku mes kandidatëve që përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, pas një procedure konsultimi parlamentar mes palëve, është opozita parlamentare që propozon kandidatin që përmbush kriterin e meritokracisë dhe të pavarësisë njëkohësisht, i cili përzgjidhet nga Kuvendi. Edhe në procedurën e nisur e cila dështoi te zgjidhte një Avokat Populli për një mandat te ri, në disa deklarime në Kuvend, por edhe publikisht, mazhoranca parlamentare ka përsëritur zotimin se do të votojë dhe mbështesë në Kuvend kandidatin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Në këtë drejtim, pas vlerësimit ligjor të kandidatëve nga Komisioni parlamentar përgjegjës, në Kuvend, me propozim të deputetëve të opozitës janë paraqitur —- kandidatë, të cilët përmbushin kriterin e mbështetjes të jo më pak se 28 deputetëve. Në një proces konsultimi parlamentar mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, është rënë dakord që mazhoranca të ketë të drejtën e refuzimit paraprak të kandidatëve që në vlerësimin e saj nuk mund të votohen. Mazhoranca ne asnjë çast nuk ngriti pretendime ne lidhje me kandidaturën time, madje jam konsideruar si një nga kandidaturat me te vlerësuara pavarësisht interesave te ngushta.

Ne vijim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në një mbledhje të tij, mori në shqyrtim dhe diskutoi lidhur me kandidatët e mbetur në garë pas skualifikimit te disave me kërkese te Partisë Socialiste. Grupi i PD, pas një procesi të gjatë diskutimesh, vlerësoi se dy kandidatët me mbështetje më të madhe të kalojnë në votim të fshehtë brenda grupit parlamentar, me qëllim që kandidati me mbështetje më të madhe, të jetë propozimi zyrtar i ketij grupi. Pas votimit, me shumicë votash, unë u përzgjodha si propozimi me I votuar i grupit parlamentar.

Per t’u kthyer te dita e djeshme, pavarësisht dakordsisë se dhëne me pare nga Grupi i PS, u sulmova dhe u refuzova se pse isha avokat, pse kam kryer punën time me përkushtim e seriozitet, duke me gjykuar për klientët, për angazhimin dhe ushtrimin e një profesioni te lire siç është avokatia. Me duhet te them se ne rastin me te mire këto janë argumente shterpe ne gojën e te gjithë atyre elementeve partiake apo jopartiake qe kane besuar se do me komplikonin duke mos ndalur sulmin qe nga dita e pare e aplikimit tim për pozicionin e Avokatit te Popullit e deri ne sekondën e fundit.

Për hir te se vërtetës, nuk kam asnjë kuriozitet te përfshihem ne arsyet e vërteta te refuzimit te kandidaturës time ne momentin e fundit nga grupi i PS, ne tronditjen e pakuptimte te tempullit te demokracisë befasishëm, por ama mund te them me siguri se votimi im si pjese e ndonjë horse-trading me ndonjë kalë apo kalores nuk do me bënte aspak krenar për një fitore te tille.

Unë kam ndërtuar jetën time si njeri i lire, si familjar i përkushtuar, si profesionist, si mik e avokat ne këtë qytet. Me keqardhje konstatova se shfaqja e shëmtuar e ditës se djeshme, e linçimit tim ne mënyrë abuzive pa te drejte fjale ne atë salle e për me tepër pa qene i pranishëm aty, është modeli i se keqes, i ushqyer me veprime e mosveprime si barriera e vërtetë e te rinjve profesioniste qe duan ende te jetojnë ne ketë vend duke u angazhuar sadopak ne jetën dhe institucionet publike te tij.

Politike avokati popullit Zgjedhja