Politike24 Mars 2022, 15:55

“Nuk vijnë si ministre, por si politikane që mbrojnë partinë”, Spaho përplaset me Ibrahimajn dhe Felajn

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk vijnë si ministre, por si politikane që mbrojnë

Deputeti demokrat Edmond Spaho është përplasur në Kuvend me ministrien e Financave Delina Ibrahimaj. Komisioni i Rithemelimit kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin për rritjen e çmimeve, por ky i fundit ka munguar për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e NATO.

Deputeti u shpreh se ekonomia ka kapur nivelet më kritike, ndërsa nuk kurseu kritikat edhe ndaj ministreve të qeverisë. Ai tha se asnjë ministre nuk vjen si grua, por si politikane për të mbrojtur partinë politike që përfaqësojnë. Kjo shkaktoi debate mes tij dhe drejtueses së seancës Ermonela Felaj.

Debati i Spahos me Ibrahimajn dhe Felajn

Edmond Spaho: Në disa raste rritja e çmimeve ka qenë 40 deri në 50%. Gjendja ekonomike e qytetarëve shqiptarë është shumë e rëndë. Ata përballen me paga të ulëta. Prej 10 vitesh ato nuk janë rritur. Ndihma ekonomike është në nivel të mjerueshëm. Qëndrimi i qeverisë për krizën e çmimeve ka qenë mjaft i papërgjegjshëm. Parashikimet e kryeministrit kanë qenë apokaliptike. Këto ditë është ofruar shoë i radhës me fiken e dritave në rrugë gjatë natës dhe inspektimet në terren nga deputetët. Në shumë qytete janë organizuar protesta që kishim kohë pa i parë.

Delina Ibrahimaj: Spaho e filloi fjalimin duke folur për rritje të çmimeve ndërkohë që ne do presim për shifrat zyrtare të INSTAT që akoma nuk ka dalë. Ka disa produkte të shportës që janë rritur realisht por do të presim fundin e muajit për të parë nëse ato janë rritur 40%. Ne e kemi mbajtur premtimin për të mbrojtur biznesin e vogël dhe familjet.

Edmond Spaho: Këtu jeni përfaqësuese politike nuk jeni as grua. As nënë, as motër. Këtu ke ardhur të mbrosh qëndrimet e qeverisë tënde. Duhet të jesh e përgatitur për kritika. Nuk ke ardhur këtu që të përkëdhelin.

Ermonela Felaj: Zoti Spaho nëse ne nuk jemi model në mënyrë si flasim, nuk kemi shans për të ndryshuar gjë.

Politike Felaj ibrahimaj spaho