Aktualitet24 Mars 2018, 20:41

Nusja e Jozefinës shan kolegen Bejleri, i del në krah Muç Nanos: Ajo tregoi veten!!

Shkruar nga Pamfleti
Nusja e Jozefinës shan kolegen Bejleri, i del në krah Muç

Gazetarja sportive Eva Murati është nusja e djalit të Jozefina Topallit dhe së fundi në një intervistë dhënë në emisionin Thumb ajo ka komentuar debatin e fundit që shkaktoi dekolteja e Ilda Bejlerit dhe sherri i saj me Muç Nanon.

Në qëndrimin e saj Eva i kundërvihet koleges bukuroshe Bejleri duke thënë se kjo e fundit identifikohet me dekoltenë ndërkohë që duhet të përqëndrohet më shumë tek ajo që thotë. Po kështu Eva thotë se Ilda e teproi në debatin që bëri me Nanon.

Pjesë nga intervista:

Çfarë mendimi ke ti si një nga moderatorët më të ndjekura sportive në vend për debatin Mustafa Nano-Ilda Bejleri?

“Do marr vetëm shembullin e shtetit fqinj ku nuk është shumë e rëndësishme nëse ti e ke hapur dekoltenë apo jo, por është e rëndësishme ajo çfarë thua e çfarë transmeton. Barbara Durso është 50 vjeç dhe sërish del me dekoltenë te goja. Nuk më pëlqen fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e njërit prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda ndoshta kishte mundësi ta tregonte veten pak më mirë në këtë drejtim, por gjithsecili e zgjedh vetë atë se çfarë do të thotë”, vijon Eva.

Ti mendon që Ilda është vulgare?

“Mendoj se edhe sheqeri i tepruar, akullorja e tepruar, edhe gjërat më të ëmbla, të mira të mundshme, kur bëhen shpesh, kur bëhen gjithmonë, bëhen disi jo vetëm të mërzitshme por do thoja se bëhen edhe pjesë e personalitetit tënd. Kështu që nëse del pesë herë nga pesë herë që ti del në televizion me dekolte, atëherë dekolteja është pjesë e jotja. Nëse del njëherë po, njëherë jo, alternohesh, atëherë jo është pjesë e etikës”, shton ajo.

Aktualitet i del në krah Muç Nanos: Ajo tregoi veten!! Nusja e Jozefinës shan kolegen Bejleri