Kronike11 Tetor 2022, 10:25

Nusja rreh vjehrrën, 61 vjeçarja përfundon në spital me organe të dëmtuara

Shkruar nga Pamfleti

Nusja rreh vjehrrën, 61 vjeçarja përfundon në spital me organe të dëmtuara

Në spitalin e Traumës në Tiranë ka përfunduar një 61 vjeçare nga Dimali i Beratit, pasi nusja e djalit e ka rrahur duke i shkaktuar dëmtime të rënda në organet e brendshme.

Historia, që ngjan me një film aksion, ka ndodhur më 8 tetor në Dimal të Beratit, ku 25-vjeçarja Elena Çinari akuzohet nga familjarët e burrit se ka dhunuar barbarisht me sende të forta vjehrrën e saj 61-vjeçaren Mariana Çinari.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, 61-veçarja pësoi hemorragji të brendshme dhe mjekët i kanë hequr shpretkën, është dëmtuar rëndë pankreasi dhe organet e tjera, si stomaku, mushkëria dhe mëlçia. 61-vjeçarja tregon për mediat se është dhunuar sistematikisht nga nusja e djalit.

“Jam Mariana Cinari, e dhunuar nga nusja e djalit prej 3-4 vitesh Elena Çinari. Kam vajtur në procese gjyqësore me të, kam marrë urdhër mbrojtjeje. Kam vajtur sërish pas urdhrit të dytë të mbrojtjes, por bëri sërish sherr me mua dhe më rrahu”, tha Cinari.


smile

Kronike #Elena Çinari #Mariana Cinari #nusja rreh vjehrren