
Kanë përfunduar punimet e ditës së parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor ku morën pjesë gjashtë liderët e rajonit, 27 liderët e Unionit si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Por duket se nuk kanë munguar tensionet para nisjes së tij pas vendimit të djeshëm të qeverisë bullgare për të hedhur poshtë propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke votuar dhe mosbesimin ndaj kryeministrit në ikje Kiril Petkov.
Në një video të kapur paka para fillimit të Samitit teksa liderët përshëndesin njëri-tjetrin shihet që kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski bisedon me homologun bullgar dhe nga gjestet duket se nuk është një bisedë e këndshme.
Kovaçevski shihet tepër serioz dhe duke i drejtuar gishtin Petkov si një formë kritike për të gjithë vendimet e marra ditën e djeshme.
Ditën e djeshme parlamenti bullgari rrëzoi qeverinë e Petkov dhe shtyu seancën për shqyrtimin e propozimit francez që do të mund të hapte rrugën drejt heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut ku rrjedhimisht sot pritej që asaj dhe Shqipërisë mund t’i jepej statusi kandidat për integrimin në BE.