
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho e ka cilësuar Sali Berishën si një vrasës gjakftohtë.
Ai ka folur në një emision në lidhje me protestën e 7 korrikut, ku tha se për interesat e tij dhe të familjes për shpalljen “non grata”, Berisha kërkon që të nxjerrë njerëzit në rrugë.
“Shqipëria është në rrezik po nuk e nxjerr nga rreziku Berisha. Berisha është kriminel i ftohtë të vret e nuk të qan. Është shpallur non grata. Për interesat e tij dhe të familjes dhe për këtë kërkon të nxjerrë popullin në rrugë.
Dhe për këtë që është më ironike do shkoj dhe Ilir Meta me Monikën krahë për krahë. Asnjë nuk është opozitar nga këta. Janë të prekur nga interesa.
Këta bërtasin se jemi fronti opozitarë se kanë frik nga drejtësia”, tha Braho.