Bota 3 Shkurt 2023, 09:22

NYT: 200 mijë ushtarë rusë të vdekur në Ukrainë, tetë herë më shumë se në Afganistan

Shkruar nga Pamfleti
NYT: 200 mijë ushtarë rusë të vdekur në Ukrainë,

Rusia ka humbur rreth 200 mijë ushtarë, simbol i qartë që lufta po shkon keq.

Ky numër është 8 herë më shumë se ai i ushtarëve amerikanë në dy dekada konflikti në Afganistan. Ky është vlerësimi i fundit amerikanëve dhe drejtuesve perëndimorë, shkruan New York Times.

Vlerësimi i fundit publik nga qeveria Biden daton në nëntor, kur shefi i shtabit të përbashkët Mark Milley foli për mbi 100,000 ushtarë të vdekur dhe të plagosur nga të dyja palët.

Përleshjet në Soledar dhe Bakhmut bënë që numri të rritet, me dërgimin e trupave më pak të përgatitura në vijën e frontit.

Aktualisht në disa qytete vihet re një avancim dhe rritje e numrit të bombardimeve ruse, edhe ndaj vendbanimeve civile, ku ka pasur edhe viktima.

Analistët rusë thonë se humbja e jetëve nuk ka gjasa të jetë një pengesë për qëllimet e luftës të Putin. Ai nuk ka opozitë politike në shtëpi dhe e ka cilësuar luftën si lloj lufte me të cilën u përball vendi në Luftën e Dytë Botërore, kur vdiqën më shumë se 8 milionë trupa sovjetike.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Putin mund të mbajë qindra mijëra viktima në Ukrainë, megjithëse shifra më të larta mund të zvogëlojnë mbështetjen e tij politike.

Bota Afganistan Lufte Rusi ukraie Vdekje