
Fotografi dhe Poezi nga Edmond Kaceli
O, ç’kam me vdekë nji ditë
nga kafshimet
nga kafshimet e pabesta të njeriut tinzar!
Ka me vdekë i helmuem
-pa derdhë grimën e gjakut
prej trupit tem të lodhun
pa ndi dhimbje
-askund
në asnji qelizë
vetëm kam me ra pabesisht
përtokë
nën pabesinë tinzare të kafshimit
gjarpnuer
mbretni e frikshme,
-Kam me humbë patjetër!
O ç’kam me vdekë një ditë
prej kafshimit të pabesë, tinzar!
Kam me vdekë!
Kam me harru me marrë frymë!
E pranoj!-kam frikë…