Sport11 Gusht 2022, 19:46

“O Zot, ajo është heroina e natës”, goli nga 40 metra si i Roberto Karlos çmend komentatorin e ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“O Zot, ajo është heroina e natës”, goli nga 40 metra

“O Zot, ajo është heroina e natës”, goli nga 40 metra si i Roberto Karlos çmend komentatorin e ndeshjes (Video)

Aleksandra Pinell donte të shihte efektin e çuditshëm të goditjes së lirë nga pothuajse 40 metra, në një kënd të ngushtë. Ndeshja e Kupës së Botës U20 për femra u shënua nga aftësia e saj balistike.

Mesfushorja nga Kosta Rika është 19-vjeç, mjaft e re për të marrë krenarinë, guximin per t’i thënë shoqeve me një vështrim se do ta kishte shkelmuar atë top dhe askush tjetër, duke i ngulur sytë te porta dhe portieri, nuk do ta besonte atë koridor te vetëm për trajektoren që kishte në mendje.

Asaj nuk i intereson nëse shkon keq! Një mendim i tillë as që e prek atë. Ajo është aq e bindur në veten e saj, qëndrimi i saj tregon gjithë besimin e saj në zgjedhjen e drejtimit të goditjes dhe kalibrit më të mirë për forcën që duhet t’i jepet topit. Kapitenja e armatosur këmbën e djathtë lëshon një raketë me telekomandë që shkundet ne rrjeten e majtë të portieres australiane.

Faji i kundërshtarit, i pozicionuar keq mes shtyllave dhe jo shumë i kujdesshëm në vlerësimin e episodit, apo ishte një prekje e vërtetë magjie? Njëra dhe tjetra ndoshta. Fakti është se ai gol është kthyer në një gjest teknik me bukuri të rrallë.

Një goditje befasuese që mori duartrokitje dhe gëzoi edhe komentatorin: “O Zot! O Zot! Çfarë fillimi për Kosta Rikën! Çfarë nate, çfarë goli! Absolutisht e bujshme nga kapitenia Aleksandra Pinell! Ajo është heroina e natës në San Jose! Jemi në ndeshjen e katërt të turneut, do të arrijmë të shohim një gol më të mirë se ky?”.

Ndeshja u fitua nga Australia, e cila reagoi pas golit të avantazhit të Kosta Rikës me takimin që përfundoi me shifrat 3-1. A do të jetë fituesi i radhës i çmimit Puskas për rrjetën më të bukur të realizuar?

Sport Aleksandra Pinell mesfushorja nga Kosta Rika