Sport 9 Shkurt 2019, 21:33

Oferta sekrete që Arsenali nuk ia tregoi kurrë lojtarit

Shkruar nga Pamfleti
Oferta sekrete që Arsenali nuk ia tregoi kurrë lojtarit

Marrëveshjet apo tratativat e Arsenalit në merkato zakonisht ndriçohen nga proxhektorët e mediave, por rezulton se kur duan “Topçinjtë” mund të operojnë edhe në fshehtësi të plotë.

Raportimet nga Rusia kanë zbuluar emrin e një futbollisti jo të famshëm, që duket se ishte pranë transferimit te Arsenal gjatë epokës së trajnerit Arsene Wenger.

Jano Ananidze është futbollisti gjeorgjian që doli në skenë kur ishte vetëm një adoleshent, në 2010, përpara se disa performance mbresëlënëse në sezonin 2012/13 e rihodhën atë në treg, si objektiv i klubeve elitare në Europë.

Tashmë 26-vjeçari është i huazuar te Kryliya Sovetov nga Spartak Moscoë, pasi dështoi të justifikonte pritshmëritë dhe ritmin e vendosur si adoleshent.

Gjithsesi, gjithçka do të kishte përfunduar ndryshe, nëse një përqasje nga Arsenal nuk do të ishte mbajtur sekret, madje edhe ndaj vetë futbollistit, nga ana e klubit të tij që asaj kohe dëshironte ta mbante pas vetes.

“Të interesuar për mua kanë qenë disa klube europiane. Së fundmi mësova se kishte mbërritur edhe një ofertë nga Arsenal, por klubi as që më informoi ndonjëherë. Gjithsesi, nga kërkesat për të cilat kisha informacion, do të veçoja Valencian, që asaj kohe ishte në elitën e futbollit. Por Spartak vendosi që unë të mos largohet. Po, dhe në 2018/19 isha unë që vendosa të mos largohem”, deklaroi vetë futbollisti për “Championat”.

Sport Arsenal lojtar Oferta