alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

OKB miraton rezolutën që dënon mohimin e Holokaustit, distancohet Irani

21/01/2022, 19:37
ne Bota
A A
OKB miraton rezolutën që dënon mohimin e Holokaustit, distancohet Irani

OKB miraton rezolutën që dënon mohimin e Holokaustit, distancohet Irani

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të enjten një rezolutë të përgatitur nga Izraeli, që dënon çdo mohim të Holokaustit dhe u kërkon të gjitha kombeve dhe kompanive të mediave sociale, “të marrin masa aktive për të luftuar antisemitizmin dhe mohimin ose shtrembërimin e Holokaustit”.


-Lexo edhe:

“Nuk lëshojmë territor”, Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

Disfata e Putinit, ukrainasit hapin ekspozitë me tanket e shkatërruara ruse (Foto)

Organizata botërore prej 193 anëtarësh e miratoi rezolutën me konsensus, pa votim, dhe me një goditje “çekani” nga presidenti i Asamblesë, Abdulla Shahid, i cili u takua me një grup të mbijetuarish të Holokaustit para mbledhjes së asamblesë. Armiku numër 1 i Izraelit, Irani, “u distancua” nga rezoluta.

Ambasadorët e Izraelit dhe Gjermanisë, të cilët e mbështetën fuqimisht rezolutën, theksuan rëndësinë e miratimit të saj më 20 janar, që është 80-vjetori i Konferencës së Wannsees, ku udhëheqësit nazistë bashkërenduan planet për të ashtuquajturën “Zgjidhja përfundimtare e çështjes së hebrenjve”, në një vilë në brigjet e liqenit Wannsee të Berlinit në vitin 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rezultat i asaj konference ishte krijimi i kampeve naziste të vdekjes dhe vrasja e afro 6 milionë hebrenjve, që përbënin një të tretën e popullit hebre. Përveç kësaj, sipas rezolutës, u vranë miliona njerëz të kombësive të tjera, pjesëtarë të pakicave dhe grupeve të shënjestëruara.

“Tani jetojmë në një epokë në të cilën trillimi po bëhet fakt dhe Holokausti po bëhet një kujtim i largët”, i tha asamblesë ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, duke kërkuar mbështetje për rezolutën.

Ambasadori Erdan, nip i të mbijetuarve të Holokaustit, tha se rezoluta ruan kujtimin e 6 milionë viktimave dhe angazhohet për t’u siguruar që shtrembërimi dhe mohimi i Holokaustit, “nuk do të tolerohet më”.

Ai tha se platformat e mediave sociale, përfshirë rrjetet Facebook, Tëitter dhe You Tube, po përhapin “pandeminë e shtrembërimeve dhe gënjeshtrave” në lidhje me Holokaustin.

“Gjigantët e mediave sociale nuk mund të qëndrojnë më të vetëkënaqur me urrejtjen e përhapur në platformat e tyre” dhe duhet të ndërmarrin veprime tani, tha ambasadori izraelit.

Rezoluta lavdëron vendet që kanë ruajtur kampet naziste të vdekjes dhe u kërkon 193 vendeve anëtare të OKB-së “të zhvillojnë programe arsimore që do t’i mësojnë brezat e ardhshëm për Holokaustin, për të ndihmuar parandalimin e akteve të gjenocidit në të ardhmen”. Rezoluta kërkon nga OKB-ja dhe agjencitë e saj, që të vazhdojnë zhvillimin dhe zbatimin e programeve që synojnë të kundërshtojnë mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit dhe të mobilizojnë shoqërinë civile dhe të tjerët, për të ofruar fakte rreth tij.

Aktualisht, OKB-ja ka një program informimi mbi Holokaustin dhe Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, ka një program për edukimin mbi Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mirëpritën rezolutën nëpërmjet një deklarate të përbashkët, duke shprehur shqetësimin e jashtëzakonshëm për “rritjen dramatike të mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit”. Ata thanë se dukuria e krahasimit të mosmarrëveshjeve aktuale politike me Holokaustin është “thellësisht shqetësues” dhe “një shtrembërim i historisë”, si dhe padrejtësi ndaj viktimave të Holokaustit./ VOA


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

1239770553
Bota

“Nuk lëshojmë territor”, Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

22/05/2022, 21:31
Bota

Disfata e Putinit, ukrainasit hapin ekspozitë me tanket e shkatërruara ruse (Foto)

22/05/2022, 21:17
Bota

Parlamenti ukrainas shpall të paligjshme simbolet e ushtrisë ruse “Z” dhe “V”

22/05/2022, 20:27
Bota

Rusia kundër NATO-s, kush do të tërhiqet i pari? Lëshimet që palët pritet t’i bëjnë njëra-tjetrës

22/05/2022, 19:24
Bota

Vladimir Putin nxjerr në terren “terminatorët”, çfarë janë të aftë të bëjnë tanket që janë parë në Ukrainë?

22/05/2022, 18:51
Bota

Presidenti polak flet në Parlamentin ukrainas: Askush nuk mund të përcaktojë të ardhmen tuaj!

22/05/2022, 18:28
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Serbët kalojnë cakun për Abazoviç: Poshtërojnë flamurin kombëtar!

Serbët kalojnë cakun për Abazoviç: Poshtërojnë flamurin kombëtar!

Zyrtare/ Valon Behrami dhe Xhenoa ndajnë përfundimisht rrugët, skuadra doriane kërkon shërbimet e një tjetër shqiptari

Zyrtare/ Valon Behrami dhe Xhenoa ndajnë përfundimisht rrugët, skuadra doriane kërkon shërbimet e një tjetër shqiptari

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Berisha shpall “fitoren historike”: Është mrekulli e shekullit XXI, do plotësoj çdo ëndërr të demokratëve

23/05/2022, 0:15

Demokratët në “qiellin e shtatë” me fitoren e Berishës, e presin me fishekzjarre

23/05/2022, 0:16

Albana Vokshi i jep “kurorën” Berishës: Fitoi në një garë transparente, ishin zgjedhje model

22/05/2022, 22:39

Mbyllet numërimi, foltorja shpall Berishën “kryetar” të PD-së: Fitoi me 93.4 për qind të votave

23/05/2022, 0:18
Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

Uzuni dhe Granada rrëzohen nga La Liga, Majorka e Muriqit edhe një sezon në elitën e futbollit spanjoll

22/05/2022, 22:19

Kryemadhi “tradhton” Berishën: Nuk e shikoj Sorosin si armik

22/05/2022, 22:00
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Studiuesi Auron Tare ka hedhur poshtë pretendimet kreut të bordit ekzekutiv të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff mbi koncesionin e Parkut të Butrintit nga ana e FSHAZH-së.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #butrinti  #fondishqiptaroamerikanzhvillimit #unesco #zeriiamerikes
  • Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #saliberisha #pd #nongrada #spak #referendum #shba
  • Teksa vazhdimisht jemi mësuar ta shohim Ngjelën që reagon për situatën politike në vend, ai sot ka reaguar mbi shkrimin e një shkrimtareje të re.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spartakngjela #avokat #driteroagolli #poete #shkrimtar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In