Politike 6 Shkurt 2023, 22:37

Olian Kanushi shkrin njësinë që bashkëpunon me DEA-n? Berisha: Po e kthen SHISH në njësi të PS-së

Shkruar nga Pamfleti
Olian Kanushi shkrin njësinë që bashkëpunon me DEA-n?

Drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi dyshohet se ka urdhëruar shkrirjen e njësisë “Hunter”, njësi e cila bashkëpunon me DEA-n dhe njësitë e tjera amerikane.

Sipas raportimeve mediatike, ai ka urdhëruar që të gjithë anëtarët e saj të futen në testin e poligrafit dhe pjesa më e madhe janë duke ngelur. Sipas mediave, Kushdo që ka bashkëpunuar me DEA-n në SHISH duhet të largohet.

Lidhur me këtë situatë ka folur dhe ish-kryeministri Berisha, i cili e lidh vizitën e McGonigal në Tiranë me SHISH. Në një intervistë për “SyriTv”, ai u shpreh se drejtori i ri i emëruar nga Edi Rama në krye të SHISH, po kërkon ta kthejë këtë institucion në një seksion të PS-së.

Rasti McGonigal, mesa duket dogji kreun e SHISH, Helidon Bendo. Shqipëria ka një prani të fuqishme amerikane, të gjithanshme, e fshehur apo jo, të gjitha format. Por që ky shef kryesor i kundëzbulimit të vijë në Shqipëri, i shoqëruar nga Agron Neza në takime private, kjo është shumë e çuditshme dhe të mos njoftojnë agjencitë e tyre. 

U deshën 6 vite për ta vënë në pranga. 

Drejtori i komanduar në SHISH është një Duçkë apo Nezë në llojin e vet. Ai ka si mision shndërrimin e SHISH në një seksion të PS-së. Para disa ditë ai ka pushuar me një të rënë të lapsit, 60 oficerë të shërbimit. 

Me dhjetëra të tjerë për ti larguar nga SHISH i ka emëruar në zona më të largëta të vendit. Rama pa zbaton porosinë për shndërrimin e SHISH në një seksion të PS, por mundet edhe në një institucion me lidhje që pat vendosur Ramiz Aliaj në 1990-91 me shërbimet në vendet armike, BIA-n serbe”, tha ai.

Politike Berisha McGonigal SHISH