Mafia e ndërtimit në Tiranë përdhos barazinë para ligjit, oligarkët Pandeli Carapuli dhe Vasil Gjika zaptojnë rrugën publike pranë Parkut të Liqenit, policia dhe prokuroria nuk veprojnë pasi Carapuli ka ndërtuar sarajet e Bablokut në Surrel, Berisha dhe Basha heshtin pasi kanë marrë vila
Parku i Madh i Tiranës, hapësira e vetme e gjelbër dhe mushkëria e fundit e kryeqytetit, po rrethohet çdo muaj me kullat e oligarkëve, njerëzit e trafiqeve dhe pastrimit të parave, të cilët kanë futur në ‘thes’ kryebashkiakun Erion Veliaj. Në pushtetin e Erion Veliajt, oligarkëve, mafies italiane dhe kokave të drogës, Tirana është kthyer në një përbindësh betoni, pastrimi parash dhe paligjshmërie.
Në korrik të këtij viti, deputeti Erion Braçe, i cili mbante ende postin e zëvendëskryeministrit, u ankua disa herë publikisht për zhurmat gjatë natës dhe në mëngjes herët nga ndërtimi i një pallati të ri, përballë pallatit të tij pranë Parkut të Madh të Liqenit.
Kur Braçe shkoi tek punimet, zbatuesit e projektit nisën te talleshin me zëvendëskryeministrin. Në rrjet plasi ironia dhe gallata, por rasti ishte alarmant, pasi tregonte fuqinë e oligarkëve edhe mbi qeverinë. Ndoshta ankesa si këto kanë detyruar oligarkët dhe mafien e ndërtimit për të ndërhyrë tek Edi Rama, për të larguar Braçen nga qeveria.
Sot, pallati për të cilin Braçe ankohej në verë, ka bllokuar gjysmën e rrugës publike, duke krijuar një kaos në trafik. Si mos të mjaftonte derdhja e betonit në rrugën me pllaka guri të inauguruar nga Erion Veliaj dy vite më parë, ndërtuesit, siç edhe shihet nga këto foto, kanë vendosur rrethimin në mes të rrugës publike, duke sfiduar hapur policinë, prokurorinë dhe shtetin ligjor.
Po kush qëndron pas kullës së re që sfidon policinë dhe prokurorinë?
Nga verifikimet tona, rezulton se pas këtij pallati, qëndron dora vetë Pandeli Carapuli, një nga oligarkët më të lakuar dhe të akuzuar për abuzime, përvetësim të parave dhe pronave publike, falë lidhjeve klienteliste me kupolën politike të Tiranës. Carapuli është njeriu që ka ndërtuar shtëpinë-bunker të Edi Ramës në Surrel me vlerë rreth gjysmë milioni euro, ndaj nuk ka se si policia të zbatojë ligjin, për ta proceduar për zaptimin e rrugës publike, për interesat e tij private.
Mosveprimi i strukturave të shtetit ndaj Carapulit është një tjetër shembull ulëritës për përdhosjen e shtetit ligjor nga Edi Rama dhe oligarkët, pasi ligji zbaton dhe vepron mbi ata që shesin cigare në rrugë, por nuk vepron ndaj të fortëve që zbatojnë rrugën për kullat e tyre, pasi ata kanë kapur kryeministrin dhe opozitën.
Carapuli, me anë të kompanisë së nderimit “Eurocol”, e njëjta që po ndërton këtë kullë të re, pas ndërtimit të sarajeve të Bablokut në Surrel, u përfshi në një skemë abuzimi me disa drejtori të Bablokut, sidomos me OSHEE, duke kaluar në llogaritë e tij, dhjetëra milionë lekë nga partë publike, me anë të tenderave të paracaktuar dhe klienteliste. Për vite me radhë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha e denoncuan Carapulin si simbol të korrupsionit me tendera, përfitimit të pasurive publike dhe të një skeme klientelizimi me Edi Ramën.
Por, që nga viti 2017, Lulzim Basha dhe Sali Berisha jo vetëm nuk e përmendin më Carapulin, por opozita, si ajo e Bashës, edhe Foltorja, po mbrojnë në heshtje oligarkun. Ka dyshime të forta se Carapuli ka zbutur Bashën dhe Familjen Berisha me disa vila me vlerë miliona ero.
Bashkë më Carapulin është bërë ortak për të ndërtuar kullën e re pran Parkut të Liqenit edhe Vasil Gjika, me kompaninë e tij “WONDER”. Gjika më parë deputet i Partisë Demokratike, fakt që tregon se kullat dhe paratë nuk njohin ngjyra politike, por vetëm interesat për të fituar me sa më pak kosto dhe pa u ndjerë./Pamfleti