
Olimpiakosi zyrtarizon sulmuesin shqiptar, 26-vjeçari zyrtarizohet te gjigandët grekë
Zymer Bytyqi është bashkuar me Olimpiakosin e Pireut. Gjigandi nga Greqia ka njoftuar marrëveshjen me sulmuesin kosovar, nëpërmjet disa fotografive në rrjetet sociale.
26-vjeçari i lindur në Sint-Truiden të Belgjikës vjen nga Konjaspori, ekipi nga i cili u largua pak muaj para përfundimit të kontratës. Bytyqi ka dhënë kontributin e tij për ekipe të ndryshme si Sandnes Ulf në Norvegji, apo edhe Salcburgu në Austri.
Tek Olimpiakosi janë të bindur se kanë bërë një operacion të kënaqshëm dhe tashmë fjalën do e ketë fusha e lojës. Ekipi nga Pireu synon që këtë sezon të fitojë trofe, pasi grupi është mjaft i fortë.