Anti-Mafia20 Dhjetor 2022, 10:24

Oljan Kanushit i ka skaduar afati 3-mujor në SHISH, Edi Rama bllokon emërimin e drejtorit të ri; Bajram Begu sheh ndeshjet në Katar!

Shkruar nga Pamfleti
Oljan Kanushit i ka skaduar afati 3-mujor në SHISH, Edi Rama bllokon

Oljan Kanushit i ka skaduar afati 3-mujor në SHISH, Edi Rama bllokon emërimin e drejtorit të ri; Bajram Begu sheh ndeshjet në Katar!

Sherbimi Sekret Shqiptar ka afro 18 muaj pa drejtor, ngaqë Helidon Bendo, pas një (mos)marrëveshjeje mister me Edi Ramën, braktisi detyrën. Sipas ligjit, brenda 3 muajve duhej zëvendësuar, por Edi Rama e Ilir Metaj, nën maskën e konfliktit mes tyre, nuk e emëruan drejtorin e ri; ndërsa tani nuk po e emërojnë Edi Rama e Bajram Begaj që… “hanë në një çanak”

Skandali i largimit të Drejtorit të SHISH, lënia e këtij institucioni 1 vit pa drejtues nga kryeministri Rama e ish- Presidenti Ilir Metaj, dhe më pas caktimi i këshilltarit të Ramës si drejtor i komanduar, dëshmon se Kryeministri po i trajton agjencitë e sigurisë kombëtare si OJF private.

Sipas ligjit, zëvendësi nuk mund të qëndrojë i komanduar si Drejtor i SHISH, as 1 ditë më tepër se 3 muaj, ndërsa Kanushit të Edi Ramës i ka përfunduar komandimi më 30 nëntor 2022.

Më 1 dhjetor, duhej të kishte nisur detyrën drejtori i ri i SHISH, procedurë që duhej të ishte mbyllur më 25 nëntor, me propozim të kryeministrit, miratim të Komisionit të Sigurisë e dekretim të Presidentit; por nuk u bë, mbasi Rama do që të mbajë Kanushin e tij në krye, të cilin e përdor si “furnitor e fshesë” për informacionet dhe për “gjueti shtrigash”.

Shkak i mos zgjedhjes së Drejtorit të ri të SHISH me mandat të plotë 5-vjeçar, është fakti se ligjërisht, këtij shërbimi i është dhënë dhe e drejta e gjurmimit të korrupsionit qeveritar, si dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë, SPAK, NATO, FBI, INTERPOL e EUROPOL.

Nuk do shumë mend të kuptohet, se në situatën kur Edi Rama bashkë me të vëllain e qeveritarët e tij, është zhytur akoma më thellë në korrupsion, i duhet kontrolli i plotë mbi SHISH.

Për kryeministrin Rama, bllokimi i procesit për drejtorin e ri të SHISH dhe komandimi me Kanushin e tij, është mundësi për fshehjen e aferave e krimeve të çdo lloji, ndërsa heshtja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë është gjunjëzim anti- kushtetues në shërbim tij.

Nga ana tjetër mos veprimi dhe heshtja e presidentit Bajram Begaj, është skandal edhe për faktin, se kreu i shtetit angazhon stafin për ta çuar në Katar të shohë ndeshjet, por nuk i kërkon kryeministrit Edi Rama, të fillojë procedurën për emërimin e Drejtorit të SHISH.

Ky institucion ka afro 1 vit e gjysmë pa drejtor, ngaqë Helidon Bendo, pas një (mos) marrëveshjeje mister me Edi Ramën, braktisi detyrën fshehtas, ndërsa kur e publikuan mediat, zëra brenda qeverisë thanë se ka shkuar me studime pa afat jashtë Shqipërisë.

Sipas ligjit, 3 muaj pas braktisjes së detyrës, ai duhej zëvendësuar, por Edi Rama e Ilir Metaj, nën maskën e konfliktit mes tyre nuk e emëruan drejtorin e SHISH, ndërsa tani nuk po e emërojnë Edi Rama e Bajram Begu që… “hanë në një çanak”./Pamfleti

Anti-Mafia #Bajram Begu sheh ndeshjet në Katar! #Edi Rama bllokon emërimin e drejtorit të ri #Oljan Kanushit i ka skaduar afati 3-mujor në SHISH