alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Olsi Ramës e Shkëlzen Berishës u bllokohen pasuritë

19/10/2021, 11:54
ne Editorial, Kryesore
A A
Olsi Ramës e Shkëlzen Berishës u bllokohen pasuritë

Olsi Ramës e Shkëlzen Berishës u bllokohen pasuritë

Është Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Amerikan  Joe Biden që kap këta dhe mijëra të tjerë si këta. Është bërë hataja mbi pasuritë e një populli në 30 vjet.

Shkruan Sokol Pepushaj


-Lexo edhe:

Gazment Bardhi shkund “foltoren”: Pronari i vilës në Lalëz rri me Olsi Ramën, Tritan Shehu të flasë për tenderin 600 mijë euro

Moska rrit dozën e propagandës antishqiptare: Ata nxitën rebelimin e ukrainasve!

Shkëlzen Berishën dhe Olsi Ramën, Gjigandi i motorit të kërkimit Google, i “ndjek” prej disa vitesh për hajdutë.  “Filtri” virtual  tashmë i ka “mbërthyer” e nuk i lëshon. Nuk i lëshon derisa të bëhet drejtësi. Vëndimi Ekzekutiv i Shtëpisë së Bardhë, për krimin ekonomik në Ballkan, veçmas në Shqipëri, ka shtrirë pushtetin ligjor mbi çdonjërin që ka abuzuar me fondet publike.

Sapo klikohen emrat e tyre,  i sillet filtrimi botës dy-tre herë, e fap, “siten” si Hajdutë.

Të tillë janë mijëra politikanë, pushtetarë, emigrantë me pasaporta kryesisht amerikane, biznesmenë, matrapazë mediatikë, mafiozë idiotë, që sot kanë para të bllokuara dhe identitete nën filtrin e hetimit pasuror.

Emrat e tyre bëjnë “konflikt” në internet dhe nuk u ofrohet asnjë shërbim transfertash në para.

Shumë prej tyre, kanë pasuri në shumë emra.

Kanë ardhur nëntë vitet e fundit nga emigracioni dhe kanë përfituar miliona dollarë nga fondet publike.

Të tillë ka çdo ministri, drejtori të rëndësishme, doganë, bankë, bashki, tender apo serë droge me leje partie.

Por lajmi është i mirë. Llogaritë bankare u janë bllokuar dhe emrat e tyre nuk mund të kenë as edhe një kontakt me bankat apo aplikacionet e transfertave monetare.

Edhe vendimi i Partisë Demokratike për Vetting të politikanëve, nuk “trokiti” rastësisht. Pas disa takimeve të ”vështira”  të Lulzim Bashës me ambasadoren Yuri Kim, erdhi ajo kërkesë.

Në Politikë janë gati të gjithë hajdutë. I pari që e humb betejën është Edi Rama. Ai, edhe banesën e ka me vendim gjykate fallco, të blerë tek Fatmira Hajdari. Kjo dihet, ndaj Ramës i ra si “bombë” kontrolli i pasurisë, ndaj e ka humbur logjikën dhe do përpiqet ta shtyjë ndonjë muaj Vetting-un për vete, si dikur Adriatik Llalla.

E ka humbur betejën “ushtria” e hajdutëve, qartësisht, katër Klanet Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale të ekonomisë, politikës, pushtetit dhe trafikut, janë gati për sekuestro dhe burg.

Ka rënë Kështjella e Krimit.

Të gjithë, po të gjithë ama, e kanë fletën e kalendarit “varur” në “gozhdën” e drejtësisë.

Politikanët, pushtetarët, bashkiakët, prokurorët, avokatët, gjykatësit, drejtuesit e mediave, biznesmenët që nisën me 1000 dollarë fonde, noterët që tjetërsuan pronat, e që sot kanë vënë mënjanë miliona dollarë nga vjedhja e njerëzve të varfër, do ta kthejnë atë ç’kanë vjedhur nga fondet publike.

Dy fëmijët e Sali Berishës, Shkëlzeni dhe Argita, në “opozitë” kanë shtuar si “fitime” disa herë më shumë se të ardhurat e Presidentit Amerikan. Lëre pastaj ç’kanë fshehur.

Me një të rënë “lapsi” Argita, në kohën e artë të Babushit të vet, kursimet e 20 viteve President i SHBA-ve, si me thënë mbi tre milion dollarë, i ka “fituar” me një “këshillë” ekonomike, këmbë mbi këmbë.

Po vëllai i kryeministrit?

Ky është vëllai më me fat e më i paguar në Botë. Sapo erdhi nga emigracioni, si vëlla kryeministri, u bë lord prej vërteti. 200 milion euro në Parajsat Fiskale që vitin e parë i kishte investuar pa problem. Sot ka aq dollarë, sa buxheti i shtetit duket “kockë e lëkurë” përballë “kuletës” së vëllait të kryeministrit.

Si “kusure” xhepi, tek  Klubi Sportiv Partizani Olsi Rama, ka rrogë më të madhe se një Gjeneral i NATO-s.

Pastaj, ato serverat e basteve online për gjithë shqiptarët e botës, ku janë instaluar. Mos vallë në Tiranë?

Hetimet e familjes kryeministrore janë një “pus i thellë” pasurish të vjedhura barbarisht një populli që ende  s’ka guxim t’ia thyejë kokën hajdutit.

Prandaj do sekuestrohen këta.

Është Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Amerikan  Joe Biden që kap këta dhe mijëra të tjerë si këta. Është bërë hataja mbi pasuritë e një populli në 30 vjet.

Këta bosë, këta sheikë, këta “Peshq” të Mëdhenj, këta hajdutë, sot janë në hetim. Emrat e tyre nuk ka se si të kenë mardhënie me paranë, pasi “filtrat” e internetit, i “mbërthejnë” për hajdutë./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Gazment Bardhi shkund “foltoren”: Pronari i vilës në Lalëz rri me Olsi Ramën, Tritan Shehu të flasë për tenderin 600 mijë euro

13/05/2022, 20:40
Moska rrit dozën e propagandës antishqiptare: Ata nxitën rebelimin e ukrainasve!
Kryesore

Moska rrit dozën e propagandës antishqiptare: Ata nxitën rebelimin e ukrainasve!

13/05/2022, 18:37
Kryesore

Edi Rama promovon vilën e të fortit të Dibrës si “investim strategjik”

13/05/2022, 18:28
Forum

Që duhet një Rezolutë për Srebrenicën

13/05/2022, 17:35
Kryesore

Klanet në PS/ Rama nis “prerjen e kokave” në radhët e socialistëve, vë në lëvizje Njësinë Antikorrupsion të Ulsi Manjës

13/05/2022, 17:11
Kryesore

NATO i dërgon mesazh të fortë Rusisë nga Ballkani, zhvillon stërvitje në Maqedoninë e Veriut; pjesë edhe Shqipëria

13/05/2022, 16:14
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Seriali më i suksesshëm i Netflix, ‘Squid Game’ grumbullon një shifër ‘marramendëse’ fitimesh

Publikohet një pjesë e raportit të BE-së për Maqedoninë e Veriut: Kritika pengesës së Sofjes për fillimin e bisedimeve

Lajmi i Dites

Të panjohurat e sulmeve ndaj SPAK dhe kush frikësohet realisht

12/05/2022, 18:57

Lajmet e fundit

Kreu i inteligjencës ushtarake në Ukrainë: Lufta me Rusinë do të përfundojë deri në fund të vitit

Kreu i inteligjencës ushtarake në Ukrainë: Lufta me Rusinë do të përfundojë deri në fund të vitit

13/05/2022, 22:36

Tritan Shehu i përgjigjet Bardhit: Nuk ja vlen të merresh me një meskin, duhet të ndiqet penalisht për fshehje krimi

13/05/2022, 22:35
Pensionet e politikanëve 8-10 fish më shumë se sa të qytetarëve shqiptarë

Pensionet e politikanëve shqiptarë, 8-10 fish më të larta se sa të qytetarëve

13/05/2022, 22:23

Gratë e “foltores” në sherr, Evi Kokalari sulmon Topallin: 900 vota mori me partinë e saj, nuk ka mbështetje

13/05/2022, 22:21

Hyn në fuqi kontrata, detajet si do jepet me koncension Triporti i Vlorës

13/05/2022, 22:09

Mazhoranca i hap rrugë skandalit me Butrintin, Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen

13/05/2022, 21:59
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Shqipëria jep qindra milionë lekë çdo vit për pensionet e përfaqësuesve apo ish-përfaqësuesve politikë në qeverisje dhe parlament. Këto pensione të majme janë deri 8 deri në 10 fish më të larta se pensionet që marrin qytetarët e thjeshtë shqiptarë, pagesat e të cilëve janë më të ulëtat në rajon dhe në Evropë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #pensionet #politikan #shqiperi #qeverisje #parlament #vaferi
  • Llastimi i Evi Kokalarit apo ndonjë axhamie që vjen nga Uashingtoni u bë pikërisht për të kompensuar vetminë e madhe të doktorit, e Meta në këtë rast thjesht këtë vetmi mund ta rrisë në valencë; ta bëjë vetmi në fuqi të dytë. Ndaj që do të jenë interesante relacionet brenda oborrit të opozitës “radikale” dyshe në Shqipëri pas 2 korrikut

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #evikokalari #ilirmeta #uashington #presidenti#saliberisha #bujarnishani
  • "Edhe OKB mbajti pjesën e përgjegjësisë së vet pse dështoi në mbrojtjen e burrave, grave dhe fëmijëve të Srebrenicës, dështim që nisi që në vitin 1993 kur e konsideruan ‘zonë e sigurt’, pa marrë parasysh se makina vrasëse e ushtrisë serbe po furnizohej me armë dhe naftë nga Jugu, nga Shqipëria."

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #okb#srebtenitsa #shqiperi  #bosnjehercegovina #drejtesi

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In