Showbiz29 Janar 2023, 12:49

Olta dhe Kristi flasin me kode: Nuk më pëlqejnë disa gjëra, por nuk t’i them dot!

Shkruar nga Pamfleti
Olta dhe Kristi flasin me kode: Nuk më pëlqejnë disa gjëra,

Në darkën pas spektaklit, Olta dhe Kristi nisën të flisnin me kode, në mënyrë që biseda e tyre të mos ishte e qartë për banorët e tjerë. Kristi i tha Oltës se ajo bëri lojë shumë të dobët me Efin dhe se nuk duhet t’i jepte shpresë asaj kur u sqaruan.

Sipas Oltës, ajo thjesht doli në një konkluzion se Efi nuk ka asgjë personale me të dhe se e folura e saj në atë mënyrë, është thjesht për lojë.

Olta i tha Kristit se nuk i pëlqejnë disa gjëra që po ndodhin në raport me të, por që për momentin nuk mund të flasë më shumë se kaq.

Po ashtu Olta këshilloi mbrëmjen e djeshme Armaldon të merrte në qëndrim dhe të zgjidhte mes saj dhe Luizit pasi sipas saj janë shumë pak ditë në dispozicion për qëndrimin e tij brenda shtëpisë së BBV.

Olta i tha Armaldos se tashmë ka ardhur momenti tij dhe duhet të zgjedhë, ndërsa tenori nuk pati asnjë reagim.

“Tani Maestro këtë javë ke pak ditë në dispozicion, vendosu fuqishëm, dëgjomë mua. Bë analizën ca ka ndodh me ty. Je i lezetshëm po je dhe ktej dhe andej, prap u komentua kjo gjë sot. Dëgjo mua se ke momentin vendos. Nuk ka grupe këtu, njerzit lëvizin sipas qejfit dhe interesat. Ti kap një Luiz ose një Olta dhe mbaj qëndrim, çke po të bëj një skemë loje, bëje se ty të ngren shumë. Është fiks kjo gjë që nuk ke bërë deri tani. Në të gjitha gjërat ‘bam’ autoritar”- e këshilloi Olta Armaldon.

Reality Show #BBVA