Showbiz10 Mars 2019, 16:52

Olta Gixhari zhgënjen me fotot e fundit! Në plazh me bikini dhe xhup

Shkruar nga Pamfleti

Olta Gixhari zhgënjen me fotot e fundit! Në plazh me bikini dhe xhup

Edhe pse jemi ende në 10-ditëshin e parë të muajit mars, duket se për Olta Gixharin ka ardhur vera.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ne nuk i kemi hequr ende xhupat, ndërsa aktorja nuk heziton të postojë foto me bikini. Pas impenjimit të madh në biznesin e ri ku merret me shit-blerjen e apartamenteve, këto ditë marsi ka vendosur t’ja dhurojë vetes.

Olta ka udhëtuar drejt Spanjës, për tu shkëputur nga zhurma e madhe të cilën e jeton çdo ditë. Aktorja nuk ka qënë shumë aktive kohët e fundit përsa i përket profesionit, duke ju dedikuar plotësisht biznesit të ri. Ajo ndau me ndjekësit në “instagram”, disa foto të realizuara në Spanjë.

Vërtetë Olta është cilësuar si një femër e bukur, me linja të lakmueshme, por në postimet e fundit na zhgënjeu paksa. Fotot nuk janë dhe aq cilësore dhe të pastra. Olta duket tepër e shkujdesur, madje madje, e veshur me bikini edhe xhup i ka humbur finesa me të cilën jemi mësuar ta shikojmë. Këto foto janë realizuar me anë të telefonit, ndaj edhe cilësia është aq e dobët.

Edhe herë të tjera Olta Gixhari është bërë pjesë e skandaleve, duke u konsideruar si një aktore e cila vlerësohet më tepër nga ç’i takon.

Showbiz Bikini me xhup Olta Gixhari Spanjë