
Shtëpia e “Big Brother VIP” nuk ka qenë e qetë ditën e sotme që prej mëngjesit.
Luizi dhe Olta janë përfshirë në një debat të fortë mes tyre, duke përfshirë dhe ofendime të ndërsjella.
Gjithçka ka nisur pasi Luizi e cilësoi Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë si të pamoralshme, ndërsa aktorja ka nisur duke ngritur zërin.
Në një moment, ajo madje ka kërcënuar Luizin se do nxjerrë shumë sekrete që di për Kiarën, si kundërpërgjigje ndaj tij.
Luizi dhe Olta komentuan lojën e ‘pyetjeve anonime’ e cila u zhvillua në dhomën e ndenjes.
Njëra nga pyetjet drejtuar Luizit në lojë, ishte: “Përse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?
Sipas Luizit këtë pyetje e ka bërë Olta, ndaj e pyeti atë që pse duhet të pyeste një gjë të tillë. Olta tha që çfarë e shtynë të mendojë që e ka bërë ajo atë pyetje.
Ai i tha Oltës që ajo bën pyetje tendencioze dhe kjo është arsyeja pse ai mendon që atë pyetje e bëri ajo. Olta tha se kishte bërë pyetje të lezeçme dhe aspak tendecioze.