Showbiz12 Shkurt 2023, 22:08

Olta ngacmon Luizin: Ti je frikacak, kur ta kuptosh lojën time unë do jem me pushime!

Shkruar nga Pamfleti
Olta ngacmon Luizin: Ti je frikacak, kur ta kuptosh lojën time unë do

Dënimi i “Vëllait të Madh” për katër banorët, bëri bashkë në një vend, Oltën dhe Luizin, të cilët gjatë gjithë ditës kanë folur me ironi me njëri-tjetrin. Olta shpesh herë gjatë ditës, e  ka cilësuar Luizin si frikacak, kjo pasi ai shprehu dëshirën për të dalë jashtë, për të mos i lënë hapësire Bledit që të futet në lojë.

Sipas Oltës, kjo dëshirë e Luizit shpreh dobësi. Kjo e fundit I tha Luizit se ajo është më burrneshë dhe më besnike se ai.

Luizi nuk e kundërshtoi fare, por aprovonte çdo gjë që thoshte Olta. Kjo e fundit, i tha Luizit se kur ai do arrijë të kuptojë lojën e saj, ajo do jetë në Cuba me pushime, duke shijuar paratë e çmimit të madh.

Po ashtu Olta i tha Luizit se paska qenë duke vdekur për një nuse dhe se dashuria po i prish atij lojën që kishte nisur.

Sipas Luizit, ai nuk ka çfarë të bëjë sepse vërtetë e dashuron atë vajzë, ndërsa Olta i tha se nëse vërtetë është kaq i dashuruar me Kiarën, ta marrë për dore dhe të largohet bashkë me të.

Reality Show #BBVA luiz ejlli Olta Gixhari