Politike21 Qershor 2022, 22:00

Olta Xhaçka në fije të perit, Bardhi: Kuvendi nuk e bllokon dot heqjen e mandatit, çështja kalon në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka rrezikon seriozisht të humbasë mandatin e deputetes. PD ka dorëzuar një kërkesë që kërkon nga Kuvendi heqjen e mandatit, me argumentin se bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar përmes ligjit për investimet strategjike dhe kjo bie ndesh me ligjin.

Në një intervistë televizive, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se Kuvendi nuk bën dot asnjë bllokim të rastit dhe është i detyruar që kërkesën ta përcjellë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se ka dokumente shumë të sigurt në lidhje me këtë rast dhe u tregua I gatshëm që ti publikojë. Bardhi shtoi se kompania është 100 përqind në emër të bashkëshortit të Xhaçkës, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Ka një vendim të gjykatës që e detyron kuvendin që në raste të tilla ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pra nuk është në dorë të kuvendit. Verifikimi i vetëm që bëjnë është nëse shkresa ka apo jo firmat e duhura. Në total duhen 14 firma.

Kuvendi është i detyruar në çdo rast ta përcjellë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi të gjitha dokumentet e duhura. Nëse është e mundur ne mund ti transmetojmë edhe sonte këtu. Kjo kompani është 100 për qind në emër të bashkëshortit të ministres. Është futur e ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Në rastin e Valentina Leskajt, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk jemi para pikës tre të nenit 70, ka pranuar që kishte konflikt interesi dhe ja ka lënë në kompetencë Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është një kompetencë ekskluzive e Gjykatës Kushtetuese. Në shumicë 5 anëtarë ishin kompetencë. Duke qenë se gjyqtari i mbetur në një mendim paralel kishte një arsyetim tjetër nuk u arrit dot shumica për të marrë në shqyrtim atë rast. Ky është dhe një nga momentet që Gjykata Kushtetuese duhet të ndajë edhe papajtueshmëritë e përcaktuara me ligj. Por rasti i Xhaçkës nuk është i tillë”, tha Bardhi në “Top Story”.

Politike kushtetuese mandat xhacka