Blogeri i njohur Olti Curri i ka bërë thirrje Drejtorisë së Tatimeve të verifikojë “VIP-at” që bëjnë evasion fiscal duke bërë postime dhe “giveaway” pa faturë dhe pa paguar detyrimet.
Sipas tij, janë shumë pak personazhe që punojnë sipas rregullave të shtetit dhe paguajnë TVSH-në dhe taksat.
Ai ka publikuar edhe fotot e faturave ku tregon se i ka paguar rregullisht taksat.
Jemi shume pak personazhe publike qe punojme sipas rregullave te shtetit me fature, tvsh dhe taksa te paguara.
Nderkohe qe nje biznes familjar e persekutojne per nje fature nuk ka arsye qe VIP-at e Giveaway te trajtohen ndryshe”, shkruan blogeri.