alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

‘Omicron’ në SHBA, presidenti Biden njofton masa të reja për frenimin e përhapjes së COVID-19

02/12/2021, 16:14
ne Bota, Covid-19
A A

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të bëjë publike të enjten kërkesa më të rrepta testimi për koronavirusin për udhëtarët e huaj që hyjnë në vend, zgjatjen e afatit për mbajtjen e maskave në avionë, trena dhe autobusë dhe do të njoftojë për dërgimin e miliona dozave të vaksinës për COVID-19 në vende të tjera muajt e ardhshëm.


-Lexo edhe:

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

“Të gjithë të barabartë para ligjit”, Kryeprokurori i SHBA hedh dritë mbi kontrollin ndaj Trump: E aprovova personalisht

Presidenti Biden do t’i paraqesë planet e administratës së tij për COVID-19 gjatë një fjalimi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë ndërsa vendi hyn në periudhën e dimrit dhe është kofirmuar rasti i parë i variantit omicron në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë përpara fjalimit të zotit Biden se udhëtarëve do t’u kërkohet që të kenë një test negativ për COVID-19 jo më larg se një ditë para se të nisen për në Shtetet e Bashkuara, një ndryshim nga rregulli aktual që e kërkon rezultatin negativ brenda tre ditësh para nisjes. Rregulli do të zbatohet si për shtetasit amerikanë ashtu edhe për shtetasit e huaj.

Detyrimi për mbajtjen e maskave në transportin publik dhe në aeroporte do të skadonte më 18 janar, por ky afat pritet të zgjatet deri në mars.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, administrata e presidentit Biden po zotohet të dorëzojë 200 milionë doza të tjera vaksinash për vendet e tjera gjatë 100 ditëve të ardhshme. Në Shtetet e Bashkuara do të ketë një fushatë ndërgjegjësimi publik dhe përpjekje për t’i inkurajuar njerëzit të marrin vaksina përforcuese të COVID-19.

Një pjesë tjetër e planit të administratës është që t’i ofrojë falas testet shtëpiake për ata që mbulohen nga planet private të sigurimit shëndetësor. Dhe për shtetet po përjetojnë një rritje të infeksioneve, do të vihen në dispozicion ekipe urgjence për të ndihmuar spitalet e mbingarkuara.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend dhe këshilltari kryesor për shëndetësinë i zotit Biden, theksoi nevojën e vaksinimit, përfshirë dozat përforcuese, kur foli për variantin omicron para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Ai tha se ka 60 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë të drejtën të vaksinohen por nuk e kanë bërë një gjë të tillë, dhe se rritja e përgjigjes imune të ofruar nga injeksionet përforcuese do të ndihmojë në parandalimin e rasteve të rënda nëse dikush është i infektuar nga varianti omicron.

“Mendoj se ajo që po ndodh tani është një shembull tjetër se pse është e rëndësishme që të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuar,” tha Fauci.

Rasti i parë i konfirmuar në SHBA me variantin omicron të koronavirusit u zbuluar në shtetin perëndimor të Kalifornisë, thanë të mërkurën zyrtarët e shëndetësisë të Shteteve të Bashkuara.

Pacienti u kthye nga një udhëtim në Afrikën e Jugut më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv të hënën, u tha Fauci gazetarëve.

Fauci tha se ky person kishte simptoma të lehta të koronavirusit, ishte në vetëizolim dhe po e merrte veten, ndërkohë që ishte plotësisht i vaksinuar, por ende nuk kishte marrë një vaksinë përforcuese.

Ky rast i radhit Shtetet e Bashkuara në listën në rritje, të të paktën 24 vendeve ku është zbuluar varianti./VOA

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44
Bota

“Të gjithë të barabartë para ligjit”, Kryeprokurori i SHBA hedh dritë mbi kontrollin ndaj Trump: E aprovova personalisht

11/08/2022, 22:16
Bota

Kush e ka radhën pas Ukrainës? Kievi ka një propozim për Perëndimin dhe ai mund ta bëjë të gjithë botën më të sigurt

11/08/2022, 22:06
Bota

“Plani i Putinit nuk ka sukses”, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pushtimi i Ukrainës po dështon

11/08/2022, 21:58
Bota

Biden firmos aktin, SHBA sfidon Kinën në një tjetër “luftë”

11/08/2022, 21:10
Bota

Amendamenti i Pestë/ Donald Trump refuzoi tu përgjigjej më shumë se 400 pyetjeve

11/08/2022, 20:51
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Pësoi arrest kardiak në finalet e “EURO 2020”, Kristian Eriksen zbret për herë të parë në fushë

Pësoi arrest kardiak në finalet e “EURO 2020”, Kristian Eriksen zbret për herë të parë në fushë

Ligji për Bashkëqeverisjen, Rama ironizon Metën nga Elbasani: E ktheu zotëria që është ende në Presidencë

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In