alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Open Balkan”/ Kosova refuzon takimin e Ohrit

29/05/2022, 9:49
ne Ballkani, Kryesore, Prishtine
A A
“Open Balkan”/ Kosova refuzon takimin e Ohrit

“Open Balkan”/ Kosova refuzon takimin e Ohrit

Kosova pritet të refuzojë çfarëdo ftese për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur i përcaktuar të mbahet më 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Megjithëse, Mali i Zi ka sinjalizuar ndryshim të qëndrimit për këtë iniciativë rajonale me kryeministrin Dritan Abazoviç që ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e takimit të Ohrit, në Kosovë nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi.


-Lexo edhe:

A po i përdor Moska Metën dhe Berishën për destabilizim? Frrok Çupi: Mund të tentojnë një ’97-të të dytë, rrezikohen edhe viktima

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg mund të marrë formë të prerë

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje mbesin të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër Ballkanit të Hapur.  Me këtë qëndrim janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës dhe shoqërinë civile.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë për KosovaPress se Ballkani i Hapur nuk i ndihmon Kosovës në aspektin ekonomik dhe as të sigurisë, por e fuqizon Serbinë.

Sipas tij, bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Jemi kundër (Ballkanit të Hapur) dhe në mbështetje të Procesit të Berlinit. Mendojmë se Ballkani i Hapur nuk ndihmon në aspektin ekonomik të sigurisë dhe procese të tjera Republikës së Kosovës, përkundrazi e fuqizon Serbinë… Kosova ka synim në të ardhmen të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të jetë në procese të bashkëpunimit të ngushtë me aleancën evropiane. Në këtë kuptim ne e shohim të panevojshëm krijimin e çfarëdo procesi që do të ishte i ngushtë dhe i cili do të shërbente Serbisë”, thotë ai.

Edhe pse thotë se Ballkani i Hapur nuk ka shumë dallime me Procesin e Berlinit, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thekson se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të natyrës tregtare dhe ekonomike, por politike.

“Në thelb dhe substancë nuk është se ka dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Dallimi fondamental do të thosha unë është se tek Procesi i Berlinit kemi garancitë evropiane, përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe Brukseli e dikton tempon e marrëveshjeve. Mirëpo ne duhet të jemi të qartë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i arsyes tregtare dhe ekonomike, mirëpo është i natyrës politike… Kemi shumë iniciativa rajonale, shumë prej tyre janë duplikifim i njëra-tjetrës”, thekson Çitaku.

Nga ana tjetër, Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress se Kosova nuk duhet t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur.

“Çfarëdo iniciative, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur, e cila vihet si tendencë për të zëvendësuar progresin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të anashkaluar Procesin e Berlinit nuk shkon në favor të Kosovës dhe do të ishte e dëmshme nëse bëhemi pjesë e saj.

Ne konsiderojmë se tani veçse kemi mekanizma për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Ajo është se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë nënshkruese të MSA-së dhe duhet t’iu përmbahen standardeve dhe specifikave që i garanton kjo marrëveshje. Në anën tjetër kemi edhe marrëveshjen e CEFTA, mirëpo që nuk po respektohet nga disa shtete karshi Kosovës…

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nëse i përmbahen marrëveshjes së CEFTA dhe çojnë përpara MSA-në nuk ekziston nevoja për të pasur marrëveshje ose zëvendësime me ide të tjera siç është Ballkani i Hapur”, deklaron ajo.

Në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahet takimi i radhës i liderëve rajonal të Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, të tri shtetet pjesë e kësaj iniciative kanë nënshkruar disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi mes tyre.

Marrëveshjet e memorandumet e nënshkruara deri më tani kanë të bëjnë me heqjen e kontrolleve kufitare mes këtyre vendeve, për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, për qasje të lirë në tregun e punës dhe për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

A po i përdor Moska Metën dhe Berishën për destabilizim? Frrok Çupi: Mund të tentojnë një ’97-të të dytë, rrezikohen edhe viktima

02/07/2022, 16:21
Kryesore

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg mund të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28
Kryesore

Plas “lufta” në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shkarkon të persekutuarit; dega e PD “shpërthen” në akuza

02/07/2022, 14:39
Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç
Kryesore

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17
Kulture

Zbulohet lokacioni i edicionit të sivjetëm të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë

02/07/2022, 13:15
Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”
Anti-Mafia

Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”

02/07/2022, 12:56
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Kontributi i diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kontributi i diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës

"Operacioni special", Putini humb 700 milionë euro në ditë për luftën në Ukrainë

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Berisha dhe Evi Kokalari në festë, brenda korrikut Trump mund të shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë

02/07/2022, 17:10
Interesohet gjysma e Premier Ligës dhe Seria A, Armando Broja shpërthen në stërvitje me Çelsin, “bombardon” kuadratin e portës (Video)

Interesohet gjysma e Premier Ligës dhe Seria A, Armando Broja shpërthen në stërvitje me Çelsin, “bombardon” kuadratin e portës (Video)

02/07/2022, 17:06

Babo ja mbërrite ditës, si nëpër legjenda zbrite dhe malin e Skërficës godite

02/07/2022, 16:58

Zbardhen detajet e propozimit francez, maqedonishtja do njihet si gjuhë zyrtare në BE

02/07/2022, 16:45
Luiza Gega fitoi medaljen e artë, organizatorët ngatërrojnë himnin e Shqipërisë, atletja kundërshton në podium (Video)

Luiza Gega fitoi medaljen e artë, organizatorët ngatërrojnë himnin e Shqipërisë, atletja kundërshton në podium (Video)

02/07/2022, 16:41

Zhvillime “bombë” nga Ukraina, Kievi mund të nisë ndërtimin e armëve bërthamore për t’i dhënë fund luftës

02/07/2022, 16:33

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In