Kronike20 Prill 2022, 12:33

Operacion i gjerë antidrogë në Korçë, 101 procedime dhe 31 urdhër-arreste

Shkruar nga Pamfleti

Operacion i gjerë antidrogë në Korçë, 101 procedime dhe 31 urdhër-arreste

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Korçë, ku gjykata ka lëshuar 31 urdhër-arreste, ndërsa 70 të tjerë janë në hetim. Gjatë operacionit u kap rreth 21 kg heroinë, sasi kanabisi dhe kokainë.

Personat e përfshirë në trafikun e drogës e shisnin atë brenda qytetit të Korçës.

Ndërkohë që Policia e Korçës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin e koduar policor “knockdown”, ku janë proceduar 101 persona, mes të cilëve janë lëshuar 31 urdhër arreste.

Po ashtu, Policia bëri me dije se janë sekuestruar, veç sasive të drogës, edhe 20 makina.

“Është finalizuar operacioni knockdown. Janë proceduar 101 persona, për të cilën janë nxjerrë 31 urdhra arresti. Ata dyshohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve” 

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion blic në qytet ku janë arrestuar rreth persona të akuzuar për drogë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ata thuhet se kanë qenë në vëzhgim prej rreth 5 muajsh nga uniformat blu. Kaq dihet deri më tani dhe pritet që policia të dalë me një komunikim zyrtar, ku do të sqarojë dhe më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.

 

Kronike Aksion antidrogë Arrestim Korçë