Kronike29 Mars 2022, 23:20

Operacioni i RENEA-s/ Dumani i plagosur në shpatull, si po mjekohej pranë spitalit; sekuestrohet arsenal armësh

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i RENEA-s/ Dumani i plagosur në shpatull, si po mjekohej

Dalin në dritë të tjera detaje nga superoperacioni i policisë në Fier, ku u arrestua Nuredin Dumani. Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në atentatin e Elbasanit, ndaj Talo Çelës.

Mësohet se polica kur e ka arrestuar Dumanin, ai ka qenë i plagosur dhe ka marrë një plumb në shpatull. Ndërkohë mësohet se ai ka qenë i shoqëruar dhe nga persona të tjerë në banesën ku strehohej. Mësohet se janë shoqëruar në spital dhe dy të tjerë po të plagosur. Banesa ndodhej pranë spitalit dhe ata po merrnin mjekim në apartament.

Sipas raportimeve ka qenë dhe një femër e cila është arrestuar. Ndërkohë mësohet se është gjetur një arsenal armësh në banesë.

Kronike #Dumani Fier RENEA