Kronike26 Nëntor 2022, 17:56

Operacioni në Fier/ Gjykata lë në burg 10 të arrestuarit, Zenel Çervenaku mohon lidhjet me kokainën

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni në Fier/ Gjykata lë në burg 10 të arrestuarit,

Pamje nga operacioni në Fier

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 10 të arrestuarit e operacionit në Fier, ku dhe u zbulua një laborator kokaine.

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet malazeze dhe DEA-n amerikane ranë në gjurmët e një rrjeti trafiku kokaine. Droga u zbulua fillimisht në Mal të Zi e fshehur në thasë me pleh kimik, më pas u transportua në Fier. Aty bëhej dhe përpunimi, ku droga ndahej nga plehu kimik.

Në gjykatë, personi që dyshohet se ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik.

Edhe personat e tjerë kanë pasur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë.

Të arrestuarit janë: Viktor Cervanaku, Zenel Çervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Kronike Fier gjykata Kokainë