Aktualitet24 Nëntor 2022, 22:04

Operacioni në Fier, si ish-kryekomunari i PS ktheu shtëpinë në laborator droge

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni në Fier, si ish-kryekomunari i PS ktheu shtëpinë

Ish-kreu i Komunës Frakull në Fier është i akuzuari kryesor i laboratorit të drogës që u zbulua nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze.

Sot u zhvillua një operacion i gjerë në Mal të Zi dhe në Shqipëri, pasi autoritet malazeze zbuluan një sasi të madhe kokaine në Tivar, e cila u transportua në Fier.

Pas më shumë se 3 muajsh hetime u identifikua një banesë në Frakull të Fierit, e cila shërbente si laborataor. Pronari i banesës është Viktor Çervenaku, ish-kryetar i Komunës në këtë fshat. Ai rezulton funksionar i PS dhe momentalisht mban poste të tjera në administratën shtetërore. Në pranga kanë rënë 15 persona dhe nesër SPAK pritet të hedhë dritë nëse u arrit të arrestohej Çervenaku.

Droga futej në thasë me pleh kimik dhe më pas me kamionë transportohej nga Mali i Zi drejt banesës së Çervenakut. Aty droga përpunohej nga dy shtetas kolumbianë, pasi bëhej ndarja nga plehu kimik.

Aktualitet Droga Fier laborator