Kronike 8 Prill 2022, 16:41

Operacioni në Morinë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zbulon detajet për efektivët e arrestuar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar mbi operacionin e zhvilluar në Doganën e Morinës, ku përfunduan në pranga një numër i madh efektivësh policie. Operacioni u drejtua nga SPAK, ndërsa AMP ka publikuar të dhënat mbi efektivët e ndaluar.

“Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj 34 shtetasve, përkatësisht 15 punonjës policie me masën “Arrest në burg” e 1 i shpallur në kërkim; 12 punonjës policie “Arrest në shtëpi”; 4 punonjës policie “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe 2 shtetas me masën “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas AMP, veprimet u kryen në kuadër të procedimit penal 272 të vitit 2020, i filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga AMP (ish-SHÇBA), mbi dyshimet se disa punonjës policie të PKK Morinë, në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, brenda e jashtë vendit, kanë favorizuar kalimin e mallrave kontrabandë me qëllim përfitimin monetar; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Efektivët e proceduar

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 12 punonjësve të policisë:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj 2 shtetasve:

Kronike Arrestime Morine polici