Kronike23 Shtator 2022, 18:23

Operacioni te Spitali i Traumës, reagon prokuroria: U arrestuan dy mjekë dhe një infermiere, merrnin ryshfet për kryerjen e skanerave

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni te Spitali i Traumës, reagon prokuroria: U arrestuan dy

Prokuroria ka njoftuar se ditën e sotme janë arrestuar dy mjekë dhe një infermiere në spitalin e Traumës për korrupsion.

Pas lajmit për arrestimin e mjekut reanimator, Fitim Marku, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se një tjetër mjeke dhe një infermiere janë shoqëruar nga Policia, pas operacioni antikorrupsion që u zhvillua sot në spitalin e Traumës.

Këta tre shtetas akuzohen se i merrnin sasi të konsiderueshme parash pacientëve për kryerjen e skanerëve pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Njoftimi Prokurorisë

“Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me detyrë infermiere;

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Kronike #3persona Arrestohen Prokuroria