Aktualitet 2 Shkurt 2019, 12:44

Operacioni “Vollga”, Gjykata e Durrësit jep masat për 4 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni “Vollga”, Gjykata e Durrësit jep masat për 4

Operacioni "Vollga", Gjykata e Durrësit jep masat për 4 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka marrë masën arrest me burg për tre të arrestuarit, të kapur në flagrancë me 5 kg heroinë. Falë operacionit “Vollga”, forcat blu aritën ta finalizojnë këtë të fundit në hyrje të Tiranës, pikërisht në zonën e Saukut.

Për pasojë, ranë në pranga katër shtetas, përkatësisht Besmir Dashi, Armir Troçi, Nexhmi Uka dhe Alban Raita, për të cilin është dhënë masa Detyrim paraqitje.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë ndërsa ende nuk ishte marrë masa përfundimtare për këta të fundit.

Aktualitet Arrestim Heroinë sauk